Aktualitet
“U dëgjua një shpërthim e më pas…”/ Zbardhen detaje nga fabrika e plastikës në Elbasan
Zjarri me përmasa të mëdha vazhdon të kërcënojë zonën pranë Kurum në Elbasan. Mësohet se fillimisht është dëgjuar një shpërthim i paneleve fotovoltanike, më pas ka rënë zjarri.
Flakët, pasi nisën në magazinën e arkave plastike, u përhapën me shpejtësi në gjithë zonën.
Burime bëjnë me dije se 4 automjete të shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin e flakëve.
Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me zjarrin, duke thënë që dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.