Aktualitet
‘U dekonspirua’, AMP hedh poshtë deklaratën e Nanos
Agjencia e Mbikqyrjes Policore pretendon se operacioni “Golden Bullet” i zhvilluar për kapjen e 14 të shumëkërkuarve pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, nuk është dekonspirtuar. AMP hedh poshtë deklaratën e bërë nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ky i fundit, në një prononcim për mediat franceze pranonte se operacionet për kapjen e të shumëkërkuarve dekonspiroheshin.
“Nga verifikimet e deritanishme të kryera në këtë fazë të inspektimit të zhvilluar për këtë qëllim, rezulton se nuk ka dyshime të arsyeshme për punonjës policie që janë të implikuar në një dekonspirim të mundshëm të operacionit ‘Golden Bullet’,”- përgjigjet AMP.
Çfarë thoshte Gledis Nano?
Media franceze, Metropole ka bërë një reportazh për Shqipërinë postkomunistë në rubrikën “Hetime Ekskluzive”. Në reportazh, vetë Gledis Nano, i cili u shkarkua nga posti si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dëgjohet të thotë se në Shqipëri operacionet e policisë dekonspirohen. Përballë mikrofonit, intervistë e cila siç duket është bërë para se Nano të shkarkohej, ish-kryepolici flet për operacionin “Plumbi i Artë”. Ai numëron dhe thotë se 14 kriminelë të rrezikshëm u kanë shpëtuar prangave për shkak se janë informuar për operacionet e organizuara për kapjen e tij.
Si u organizua operacioni “Plumbi i artë”
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 u shpallën në kërkim. Agim Gjinu u arresuta më vonë në Durrës, ndërsa 13 të tjerët kërkohen ende, me në krye Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit.
PERSONAT NË KËRKIM:
1.Eljo (Ervis) Bitri,
2.Festim Qoli,
3.Alban Bengasi,
4.Ervis Martinaj (i zhdukur pa gjurmë nga 9 gushti).
5.Elvin Merlika
6.Alket Xhixha
7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
8.Agron (Kamber) Mehja,
9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
10. Talo Çela,
11.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
12. Florenc Çapia
13. Abedin Mama (Dine Çami)