Connect with us

Aktualitet

U emërua drejtor i Policisë së Shtetit, Skënder Hita merr detyrën! Koçiu: Uniforma mbahet vetëm nga ata që e meritojnë

Skënder Hita u betua sot betohet si drejtor i Policisë së Shtetit për një mandat 5-vjeçar, pas emërimit me vendim të qeverisë ditën e djeshme. Me propozim të ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita zë tashmë vendin e Ilir Prodës pas largimit të tij nga detyra.

Në fjalën e parë të mbajtur, Skënder Hita bëri me dije prioritetet për Policinë e Shtetit, duke vijuar nga rritja e sigurisë për qytetarët, tek lufta kundër kundër krimit dhe korrupsionit deri te garantimi i sigurisë dhe rendit në shkolla, por jo vetëm.
“Në respekt të veprës të brena të policisë, në shenjë nderimi dhe detyrimi, në emër të punonjësve të policisë së Shtetit, betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së Shtetit. Pas një rrugëtimi 25 vite me dëshirën për tu shërbyer pa kompromis qytetarë, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë. Nuk e shoh si arritje personale, por si përgjegjësi të madhe. Falënderoj kryeministrin dhe qeverinë për besimin e dhënë. I jap mirënjohës çdo efektivi që shërbejnë çdo ditë me përkushtim. Nderim për dëshmorët e polici dhe respekt për veteranët. Policia nuk është vetëm institucion që ofron shërbim, vendi ku qytetari gjen mbështetjen. Luftë pa kompromis kundër korrupsionit duke filluar nga radhët tona, rritja e sigurisë në shkolla, forcimi i rendit dhe siguritë, modernizimi i policisë, rritje e transparencës dhe përgjegjshmërisë, mbështetje dhe motivim për çdo punonjës, forcim i bashkëpunimit me partnerët. Po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian”, tha Hita.

“Ripërtëritja e trupë së policisë përmes afrimit të rinjve mbi bazë meritokracie dhe mbi bazën e forcimit të integritetit. Uniforma e Policisë së Shtetit të mbahet vetëm nga ata që e meritojnë”, tha zv/kryeministrja Albana Koçiu.

Vetëm 46 vjeç, Skënder Hita iu nënshtrua një konkursi mes 14 kandidatëve, të cilët kaluan në filtrin e Komisionit të Posaçëm në Ministrinë e Brendshme, në garën e hapur më 3 mars.

Hita ka shërbyer në polici nga veriu në jug, me karrierë në ngjitje në 10 vitet e fundit. Një prej detyrave më të rëndësishme ishte drejtimi i Policisë së Shkodrës në vitin 2021. Së fundmi, Skënder Hita drejtonte Fierin, qark i rëndësishëm me potencial krimi, por që vitin që lamë pas e mbylli me vetëm 2 vrasje, krim në familje.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari hodhi poshtë akuzat e opozitës kundrejt kryepolicit të ri Skënder Hita, në ceremoninë e marrjes së detyrës. Opozita akuzon se Hitën e emëroi Belinda Balluku, por ministri theksoi se gara ishte transparente dhe e bazuar në meritokraci, duke theksuar se kryepolici i ri është një oficer karriere.

“I besojmë drejtimin një drejtuesi të ri në një kohë kur kërkesat ndaj këtij institucioni janë më të larta se kurrë. Përtej solemnitetit të këtij rasti, dua të evidentoj 3 elementë, lidhur me procesin e ndjekur deri më sot. Për të mbërritur deri në këtë ceremoni është kaluar përmes një procesi transparent dhe të bazuar në meritë, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni ti besohet një figure të besueshme dhe pavarësisht se fituesi duhet të ishte një dhe vetëm një, vlerësoj pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve. Jam i bindur se të gjithë ju këtu sot, ndani të njëjtën bindje, se Hita është njeriu i duhur për të udhëhequr policinë në një moment të rëndësishme për vendin dhe qytetarët, duke garantuar stabilitet dhe përkushtim. Ai është oficer karriere dhe i udhëhequr nga integriteti në çdo post që ka mbajtur. Integrimi në BE, ky mision bëhet akoma më i rëndësishëm në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Në këtë rrugëtim, Policia ka rol thelbësor, nuk është vetëm proces p[politik, por edhe teknik. Është proces transformim, ndërtimi i një Shqipëri ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, Shqipëria është vend i sigurt. Kjo është një përpjekje për të garantuar rendin, sigurinë dhe për të shmangur çdo situatë që cenon stabilitetin dhe sigurinë e vendit”, tha Lamallari.

 

Advertisement