Kronike
U fut për tu larë, 44-vjeçari pëson infarkt dhe humb jetën
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak Më datë 29.06.2023, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.