Connect with us

Aktualitet

U futën në biznes me kallashnikov dhe kërcënuan dy punonjëset, si ndodhi grabitja në Paskuqan

Një argjendari është grabitur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Paskuqanit, në Kamëz, ndërsa autorët vijojnë të jenë në kërkim.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e argjendarisë dhe, nën kërcënimin e armës, kanë marrë sende me vlerë. Dyshohet se grabitësit kanë qenë të pajisur me kallashnikov.

Në momentin e ngjarjes, brenda argjendarisë ndodheshin dy punonjëse, të cilat janë përballur me autorët. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas grabitjes, dy personat janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një motor pa targa. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në zonë, kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Kamzës dhe në akset përreth, në përpjekje për kapjen e autorëve.

Ende nuk dihet vlera e sendeve të grabitura, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.

Advertisement