Kronike
U godit nga dy makina njëra pas tjetrës, identifikohet viktima e aksidentit tragjik
Policia ka identifikuar 37-vjeçarin Taulant Veliu, si viktimën e aksidentit të ndodhur mesnatën e së shtunës në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë.
Mësohet se, Veliu po lëvizte me biçikletë pranë urës së Shkumbinit kur u godit nga një Benz dhe një automjet tjetër.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesit e automjeteve B. M., 41 vjeç, dhe F. M., 39 vjeç janë shoqëruar për në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 20.06.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnjë–Tiranë”, shtetasi T. V., 37 vjeç, duke udhëtuar me biçikletë, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor, shtetasi T. V. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat dy drejtuesit e automjeteve, për kryerjen e veprimeve procedurale të nevojshme, të cilët, në përfundim të veprimeve të para hetimore, janë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,njofton Policia.