Connect with us

Pinknews

U martua dy herë me të njëjtin person, gazetarja përlot me rrëfimin

Gazetarja Fiori Dardha ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, e cila ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale dhe familjen.

E pyetur se si ka ndodhur që është martuar dy herë me të njëjtin burrë, ajo është shprehur se u bë nuse për hir të nënës së saj, e cila ishte e sëmurë. Gazetarja tregon se nëna nuk e kishte parë të veshur me fustan të bardhë dhe realizoi ëndrrën e saj para se ajo të vdiste. Pasi u kujtuan se ata nuk kishin bërë celebrim, vendosën që në 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, ta kurorëzonin zyrtarisht lidhjen e tyre.

Erjona Rusi: Si është kjo puna që je martuar dy herë me të njëjtin person?

Fiori Dardha: Do martohesha dhe 4 herë dhe 5 herë dhe 10 herë. Gjithmonë me të njëjtin, më është bërë ves të martohem me të njëjtin burrë. Dasmën e kam bërë për t’i plotësuar një dëshirë mamit tim. Ajo kishte shumë dëshirë të më shihte nuse dhe në atë kohë ishte vërtet sëmurë dhe doja t’ja realizoja vërtet këtë ëndërr. Dhe vetëm kur kam parë sytë e saj të përlotur në momentin që më pa nuse, kam thënë o Zot duhet ta kisha bërë më përpara sepse unë e kam bërë dasmën, kur Abeli ishte pesë vjeç. Më pas ndodhën shumë ngjarje në familjen tonë dhe ne u kujtuam që nuk kishim bërë celebrim, pra ne ishim të martuar, kemi 20 vite bashkë, por nuk kemi bërë celebrim. Unë zgjodha ditën e 50-vjetorit të bashkëshortit tim që ta kurorëzonim zyrtarisht lidhjen tonë.

Pinknews

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë të ngarkuara emocionalisht…

E larguar prej një viti nga ekrani, Arbana Osmani vazhdon të ngjallë interes te publiku për çdo gjë që ajo bën.

“Qejf i madh kur u dobësoka njeriu!” -shkroi ajo krah një selfie në pasqyrë duke vënë në dukje barkun e sheshtë, të cilën e publikoi në Instagram.

Në një tjetër postim Arbana ka treguar se shkaku i rënies nga pesha nuk është edhe aq i bukur. Kjo pasi thotë se ka kaluar disa ditë të vështirë dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë.

“Meqë po më vijnë shumë pyetje “Si je dobësuar?”, që pas ardhjes nga Meksika kam pasur ca ditë të vështira dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë dhe kam humbur oreksin.

Do shëndoshem prap shumë shpejt. Asnjë ilaç çudibërës nga ata që vazhdojnë të abuzojnë akoma me imazhin tim në Facebook”,– shkroi ajo.

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë

Continue Reading

Pinknews

Me bikini leopardi, Oriola Marashi duket tejet joshëse

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka marrë vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj të freskët, në një set të ri fotografik për markën prestigjioze “Guess Kosovo”.

Oriola, e cila është bërë një emër i njohur në industrinë e modës për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjen e përsosur në çdo fotografi, ka ndarë me fansat e saj imazhe të reja ku shfaqet në bikini.

Veshur me rroba banje me dizajn leopardi, një nga trendet më të nxehta të sezonit, Oriola ka impresionuar me formën e saj fizike të patëmetë.

 

Continue Reading

Pinknews

“Nuk e meritonte finalen”/ Donaldo përplaset ashpër me mikun e Meritonit

Me tone të larta është zhvilluar debati në studion e Fun Club këtë të diel, teksa diskutohej se kush e meriton ta fitojë këtë Big Brother.

Arbër Zeka, ish-fitues i Big Brother 5 u shpreh se duhet ta fitojë Meritoni, ndërsa Donald Veshaj tha se e meriton vëllai i tj, Romeo.

Të dy ata janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa Zeka tha se Heidi nuk e meritonte finalen duke shtuar se bashkë me Romeon kanë ecur në këtë lojë për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

Por nga ana tjetër Romeo tha se edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format është e vështirë dhe kërkon aftësi.

“Është e vërtetuar se në këtë format historitë e dashurisë ecin”, tha Zeka.

“Edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format, kërkon b….”, ia ktheu Donaldi, i cili më tej u shpreh se edhe nëse do ta fitonte Heidi, nuk do mërzitej.

Continue Reading

Pinknews

“Pas vetes do të doja që ‘Big Brotherin’ ta fitonte…/ Juli acaron keq Romeon

Aktori Julian Deda ka shprehur dëshirën që Egla Ceno të jetë fituesja e “Big Brother VIP” nëse ai s’do ta fitojë çmimin e madh.

Gjatë një bisede me Romeo Veshajn, aktori tha se Egla është lojtarja më e fortë pas tij, duke treguar se Meriton Mjekiqin e mundi në një televotim për tu shpallur finalisti i 2.

“Unë mendoj që ua marr të gjithëve”– tha Egla

Pjesë nga biseda:

Romeo: Kë do ti o Jul nëse se fito ti?

Juli: Veten time

Romeo: Nëse se fito ti

Juli: Unë dua Eglën. Big Brother është një lojë dhe unë kam dashur që të përballem me më të fortin. Unë mendoj që përveç meje më e fortë është kjo (Egla). Unë Meritonit ja mora një garë dhe ja marr prap.

Romeo: Jo s’ja merr prap

Meritoni: Unë kalova disa nominime dhe u lodhën shumë duke më votuar. Unë jam shumë ok

Egla: Unë mendoj që ua marr të gjithëve

Juli: Unë besoj sepse unë kam një fakt që para 3 ditësh ja mora një garë

Continue Reading

Pinknews

Heidi Baçi “zbulon” konkurrentin që do të fitojë “BBVIP”, mërzitet Jul Deda

Heidi Baçi ka treguar që mendon se i dashuri i saj, Romeo Veshaj do të jetë fituesi i “BBV”.

Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.

“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë” – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.

Pjesë nga biseda:

Juli: Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac?

Heidi: Romeo

Juli: Në raport me këtë (Egla)po të pyes

Heidi: Unë

Juli: Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi?

Heidi: Mendoj që po

Juli: Je e pasinqertë o Bac

Heidi: Pse?

Juli: Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë

Heidi: Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jep fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti

Continue Reading
Advertisement

TRENDING