Aktualitet
U plagos me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, ndërron jetë 15-vjeçari
Ka ndërruar jetë 15-vjeçari E.B, i cili u plagos me thikë nëntë ditë më parë në Durrës.
I mituri shkoi në spital me një plagë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Sherri mes tij dhe 14-vjeçarit me inicialet M.K nisi për një koment në rrjetet sociale.