Bota
U pyet për marrëdhëniet se*ksuale/ 19-vjeçarja mbytet nga i dashuri pas intervistës televizive
Një 19-vjeçare që u detyrua të bënte rrëfime turpëruese personale në një program reality-TV, me shpresë të fitonte një çmim financiar, është vrarë nga i dashuri i saj disa javë më vonë në Peru.
E reja ishte e ftuar në programin e kontestuar ‘reality’ ku pretendohet “të thuhet e vërteta”, por u vra nga i dashuri i saj një muaj pasi fitoi çmimin $4,000 për përgjigjet e 18 pyetjeve intime e personale.
E ndjera Ruth Thalia Sayas Sanchez ishte konkurrentja e parë e programit në stil amerikan “Momenti i të vërtetës” në Peru, ku duhet t’i përgjigjej 20 pyetjeve te sikletshme personale teksa kontrollohej nga ‘detektori i gënjeshtrës’, për të fituar çmimin në para.
Prezantuesi Beto Ortiz pyeti Ruth një numër pyetjesh intime dhe më pas i tha: “A mendon se prindërit e tu do të ishin krenarë po të dinin punën që bëje?”
Kjo e vuri në siklet 19-vjeçaren e ndjerë teksa prinderit e saj dhe i dashuri ishin në audiencën e emisionit.
Prindërit e saj besonin se ajo punonte në një ‘call-centre’ por vajza tha të vërtetën se punonte në një klub nate dhe dy herë kishte pranuar para në këmbim të seksit. Ndërsa më pas mes të tjerash, tha se ishte me të dashurin e saj “derisa të gjente diçka më të mirë”. Rrjedhimisht ajo mori çmimin prej 15,000 soles peruane, që janë ekuivalente e rreth 4000 dollarëve.
Gjashtë javë më vonë Ruth u gjet e vdekur, me shenja mbytjeje dhe gjithashtu e helmuar, sipas policisë.
I dashuri i saj Bryan Romero, u arrestua dhe pranoi vrasjen. Ai tha se e kishte helmuar një tableta gjumi dhe më pas e kishte vrarë, ndërsa trupin me ndihmën e një shoku e kishte fshehur në Jicamarca, në periferi të kryeqytetit Lima, më 11 shtator.
Shumë kritikë fajësojnë për vdekjen e adoleshentes programin vulgar të zbulimeve personale e seksuale por prezantuesi Beto Ortiz refuzoi pretendimin duke thënë: “Kjo i jep një alibi mbrojtësve të këtij krimineli pa shpirt”.