Connect with us

Aktualitet

U raportua e humbur/ 85-vjeçarja gjendet e pajetë në liqen, detajet

Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në një liqen në fshatin Kalldrun, në Malësinë e Madhe, ndërsa dyshohet se ajo është vetëmbytur.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 10:30 është konstatuar trupi i pajetë i shtetases me iniciale Gj. K., e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët.

Vajza e saj ka kallëzuar në polici se e moshuara ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjatë paradites, ndërsa vuante nga skleroza.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Advertisement