Connect with us

Pinknews

U rendit i dyti në “BBVIP”/ Jul Deda i mërzitur: E kam thënë edhe…

Në një prononcim pas finales mbrëmjen e djeshme, aktori i humorit Julian Deda, në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”, i cili u rendit i dyti, shprehet se Egla e meritonte fitoren.

Gjithashtu, ai u shpreh se ai fitoi përballë saj pak javë më parë, por diferenca ishte shumë e vogël.

Sipas tij, Egla ka rikuperuar shumë dhe në fund e ka merituar fitoren.

Më tej, aktori theksoi se e shijoi pa fund këtë eksperiencë.

“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli

Advertisement

TRENDING