Connect with us

Kronike

U shua edhe 16-vjeçari/ Tragjedia e Manëzës thellohet, shkon në 4 numri i viktimave

Nuk ia doli as 16-vjeçari Klevis Dervishi. Tragjedia e rëndë e Manëzës merr një tjetër jetë, duke e çuar në katër numrin e viktimave.

I mituri, i cili luftonte prej ditësh për jetën në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në aksidentin tragjik të 19 gushtit.

Në përplasjen fatale humbën jetën në vend Kleo Vrioni, 25 vjeç, bashkëshortja e tij italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Detaji që e bëri edhe më të dhimbshme ngjarjen ishte fakti se Kleo dhe Sara ishin martuar vetëm pak ditë para aksidentit. Udhëtimi i tyre përfundoi në tragjedi pasi automjeti doli nga kontrolli dhe u përplas me një strukturë betoni.

Katër të rinj të vdekur. Dy prej tyre të mitur. Një çift që sapo kishte nisur jetën së bashku.

Një tragjedi që vazhdon të rëndojë Manëzën dhe Durrësin.

 

Advertisement