Connect with us

Politike

“U ulëm në tavolinë me hajdutin”, Kalaja kundër Berishës: Goditje për demokratët

Adriana Kalaja, shprehu kritika të forta ndaj mënyrës se si po vepron opozita pas zgjedhjeve të 2025-ës dhe raportit të OSBE-ODIHR-it.

Kalaja deklaroi se për sa kohë Partia Demokratike e konsideron qeverinë si “regjim” dhe “narkoshtet”, nuk mund të ulet në tavolinë me të për marrëveshje politike.

“Ne nuk mund të dalim keq në sytë e publikut. Luftuam për farsën zgjedhore, denoncuam blerjen e votave, krimin dhe bandat, dhe më pas u ulëm me hajdutin në bisedime. Kjo është jo vetëm kontradiktë, por edhe dëm për PD-në”, tha ajo.

Sipas Kalajas, çdo tentativë për marrëveshje midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, përfshirë ndryshime të mundshme kushtetuese, do të ishte “një goditje edhe më e rëndë për demokratët që kanë 12 vite në opozitë”.

Ajo theksoi se Partia Demokratike duhet të tregojë seriozitet përballë qytetarëve, duke zgjedhur rrugën e protestës si mjetin e duhur përballë një pushteti që “mbron krimin dhe paratë e drogës”.

“Për sa kohë që kundërshtarin e quaj regjim, nuk mund të ulem në marrëveshje me të në asnjë rrethanë. Protestat janë më e pakta që duhet të bëjë PD,” tha Kalaja

Advertisement