Sport
Udhëhoqi Shqipërinë drejt Gjermanisë, sa zgjat kontrata e trajnerit Sylvinho me kuqezinjtë
Pranoi të bëhej pjesë e skuadrës sonë kuqezi më 5 janar 2023 dhe pas 11 muajsh ia del të kualifikojë Shqipërinë në Europianin drejt Gjermanisë.
Puna e trajnerit Sylvinho shihet qartë, por ajo çfarë bie në sy është kontrata e tij, e cila parashikon një qëndrim të brazilianit deri në fund të muajit qershor 2024.
Megjithatë, rezultatet tregojnë se vazhdimësia nuk është në pikëpyetje dhe se e ardhmja e Sylvinhos do të zgjasë përtej Europianit, e me gjasë ai do të udhëheqë skuadrën dhe në kualifikueset e Botërorit të vitit 2026.