Connect with us

Lifestyle

Ushqimet e shëndetshme që ndihmojnë trurin

Jo vetëm për mirëqenien e organizmit, trupit apo bukurisë së jashtme, ushqimi i mirë ndikon edhe në shëndetin e trurit.

Memorie më e mirë, më shumë përqendrim e kthjelltësi si dhe më pak rrezik për tu prekur nga sëmundjet e trurit.

Të gjitha këto promovohen nga ushqimi i mirë e i shëndetshëm.

Ndiqni disa prej tyre:

Salmon

Një nga burimet më të pasura të acideve yndyrore omega-3 të cilat kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore.

Omega-3 ndihmon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, shëndetit të trurit, forcon imunitetin dhe zvogëlon inflamacionin.

Kështu salmoni jep një dozë të shëndetshme jo vetëm për zemrën, por edhe për sy, tru e kujtesë më të shëndetshme.

Ushqimet e fermentuara

Shumë studime të fundit tregojnë se ka një lidhje mes ushqimeve të fermentuara, rolit të tyre në sistemin tretës dhe shëndetin e trurit.

Kjo për shkak të probiotikëve të cilat ushqimet e fermentuara i përmbajnë me shumicë.

Ushqime të fermentuara si kimchi, lakër turshi apo kefiri janë mundësi të shkëlqyera për t’u kujdesur për trurin tuaj përmes zorrëve dhe sistemit të mirë tretës.

Frutat dhe perimet

Antioksidantët që përmbajnë frutat dhe perimet, luftojnë radikalet e lira brenda trupit dhe ulin inflamacionin.

Inflamacioni në tru mund të rrisë rrezikun e Alzheimerit dhe sëmundjes Parkinson dhe gjithashtu rrit rrezikun për depresion.

Çokollata

Përtej hormonit të lumturisë që çlirohet në tru sa herë konsumoni çokollatë, ajo ndihmon edhe me shëndetin e mirë të kujtesës.

Po flasim për çokollatën e zezë e cila përmban pak kafeinë dhe flavonoide të cilat ju mbajnë më të fokusuar dhe të mprehtë gjatë ditës.

Konsumoni një sasi të vogël çdo ditë për të përmirësuar memorien e për t’i dhënë pak shije ditës tuaj.

Turmeriku

Erëza e famshme e cila shpesh gjendet në formën e pluhurit portokalli mund të jetë një kurë e vërtetë për trurin.

Turmeriku ndihmon në përmirësimin e shumë funksioneve konjunktive të trurit.

Ndaj bëjeni gjithnjë e më shumë pjesë të recetave tuaja.

Ushqimet e detit

Konsumimi i ushqimeve të detit të paktën 2-3 herë në javë ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe rrit shëndetin e trurit si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët.

Këto ushqime përmbajnë Omega-3 dhe një sërë yndyrash të shëndetshme të cilat ulin stresin dhe ju ndihmojnë të parandaloni ankthin.

Qiqrat

Qiqrat përbëhen nga fibrat dhe karbohidrate të cilat janë të nevojshme për trurin.

Ato gjithashtu përmbajnë magnez i cili ndihmon në tejçimin e më shumë gjaku në të gjithë trupin e sidomos në tru.

Kështu do të ndiheni më të çlodhur dhe do e ndihmoni trurin të punojë më lehtë.

Vitamina C

Ushqimet e pasura me vitaminë C si portokalli, brokoli, luleshtrydhet apo specat e kuq janë një burim i mirë shëndeti për trurin.

Kjo vitaminë ju ndihmon të mbani larg sëmundje si Alzhaimer dhe ka efekt mbrojtës.

Barishtet jeshile

Të njohura për rolin e tyre në shëndet dhe shumë të pasura me vitaminë K dhe folate.

Çdo barishte e ngrënshme me gjethe jeshile është e mirë për të mbrojtur trurin tuaj nga sëmundjet e sidomos ato të kujtesës.

Kafe dhe çaj

Kafeina që përmban kafja dhe çaji ju ndihmon me përqendrimin dhe të qëndroni më të kthjellët gjatë ditës.

Sigurisht nëse e konsumoni në sasi të vogla 1-2 filxhanë në ditë për të mos vuajtur nga efektet e tyre anësore në organizëm dhe pagjumësinë.

Dieta mesdhetare

Njihet si një nga dietat më të mira në botë.

E pasur me të gjitha llojet e ushqimeve të freskëta dhe yndyra të shëndetshme, dieta mesdhetare mban larg sëmundjet që prekin trurin.

Konsumoni shumë arrorë, sardele, djathë të bardhë, agrume, ullinj, fibra dhe fruta e perime për të pasur një memorie më të mirë e tru më të shëndetshëm.

Lifestyle

Cila është mosha më e mirë për t’u martuar?

Katër ekspertë të marrëdhënieve ndajnë informacione me ne kur besojnë se është më mirë të thuash “po”.

Ka një sërë faktorësh të ndryshëm që do të ndikojnë nëse ju dhe personi me të cilin po takoheni duhet të filloni të konsideroni martesën apo jo. Aftësitë dhe stilet e komunikimit, sa mirë përputhen vlerat tuaja të përgjithshme dhe aftësia për të punuar së bashku si ekip janë vetëm disa nga shumë gjëra për të menduar përpara se të pranoni një angazhim

Një tjetër faktor kyç për t’u marrë parasysh? Mosha. Ndërsa një martesë e suksesshme mund të ndodhë në çdo moment të jetës, ka disa mosha që ekspertët bien dakord se janë më të favorshme për një martesë.

Pra, cila është mosha më e mirë për t’u martuar? Meqenëse përgjigja nuk është aq e drejtpërdrejtë sa mund të mendojmë, janë pyetir katër profesionistë – Dr. Wyatt Fisher, një psikologe e licencuar e specializuar në këshillimin e martesës; Callisto Adams, një ekspert i certifikuar takimesh dhe marrëdhëniesh; Kelsey Torgerson, një punonjëse sociale klinike e licencuar; dhe April Davis, themeluesja e LUMA Luxury Matchmaking.

Sipas tyre, individët mund të jenë gati për martesë në çdo moshë, pasi varet nga vendi ku është ai person në jetë dhe jo nga një afat kohor i saktë. “Nuk ka domosdoshmërisht një ‘moshë’ më të mirë për t’u martuar, por padyshim që ka një ‘kohë’ më të mirë për t’u martuar.”

Thënë kështu, shumica e ekspertëve pajtohen që koha më e mirë për t’u martuar zakonisht materializohet pas të 20-ave.

Një rrezik që vjen nëse martoheni shumë i ri/ e re është se nuk ju jep shumë mundësi për të eksploruar opsionet tuaja. “Kur je shumë i ri, rreziku është që mund të mos kesh pasur shumë mundësi për të pasur partnerë dhe përvoja të ndryshme, dhe kështu gjen atë që dëshiron dhe atë që nuk dëshiron”.

Continue Reading

Lifestyle

Ja kush është mosha ideale për t’u martuar

Një studim tregon se njerëzit duhet të martohen në mes të moshës 28 dhe 32 vjeç, nëse nuk dëshirojnë të divorcohen, të paktën në pesë vitet e para.

Studimi është bërë nga Nick Wolfinger, një sociolog në Universitetin e Utah.

Sipas sociologëve, në këtë moshë njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse vërtet duan të jenë së bashku.

Ata janë të përgjegjshëm për zgjedhjen më të rëndësishme të jetës dhe marrin përsipër detyrimet.

Continue Reading

Lifestyle

7 këshilla për kujdesin e lëkurës në mëngjes për mbrojtje gjatë ditës

Hapat për të përsosur rutinën tuaj të mëngjesit

* Hapi 1: Pastrues.  Përdorni një pastrues që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj. Shumë linja produktesh prodhojnë formula unike për lëkurën tuaj specifike, duke përfshirë lëkurën e thatë, lëkurën e yndyrshme dhe një kombinim të të dyjave.

* Hapi 2: Toner. Pas pastrimit, duhet të aplikoni shpejt një tonik. Kjo është si një pije e madhe uji për lëkurën dhe ndihmon në kapjen e lagështirës në lëkurën tuaj dhe parandalimin e avullimit.

* Hapi 3: Serum. Zgjidhni një serum që plotëson nevojat e lëkurës tuaj. Nëse përdorni më shumë se një lloj serumi, alternoni ato në vend të shtresimit.

* Hapi 4: Hidratues. Zgjidhni një hidratues ditor që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj.

* Hapi 5: Krem për sytë. Një krem i mirë për sytë është freskues dhe mund të ndihmojë lëkurën delikate rreth syve.

* Hapi 6: Krem kundër diellit. Ky është hapi më thelbësor kur bëhet fjalë për mbrojtjen e fytyrës.

* Hapi 7: Grim. Pasi të keni përfunduar hapat e mësipërm, vazhdoni me rutinën tuaj të grimit. Ky është një hap vendimtar për të mbrojtur lëkurën tuaj. Shumë estetistë rekomandojnë bërjen e grimit çdo ditë

Continue Reading

Lifestyle

Çfarë do të thotë nëse bën s*ks në ëndërr

Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Por janë mesazhe që duhen interpretuar.

 

Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit. Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner/e të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose te frikësohemi.

Por janë mesazhe që duhen interpretuar. Ja disa prej ëndrrave më të “frekuentuara”. Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme: tek femrat, ëndrrat erotike bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të shikuara. Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.

Ëndrrat erotike

Ëndrrat janë baza e realitetit. Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar. Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron. Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim. Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen. Në qoftë se ëndërron se po kryen marrëdhënie seksuale me vëllanë tënd, kjo nuk do të thotë se dëshiron incest.

Kështu, në zgjim, nuk ka pse të ndihesh në faj. Interpretohet në të vërtetë kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët. Ëndrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë. Natën Jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s’mund të jetohej kurrë. Ndonjëherë mund ta jetosh dhe vërtetë, por ndjen më pak kënaqësi. Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht. Ëndrra erotike është një lloj zone e sinqertë ku erotizmi udhëton i lirë.

Emocionet gjatë ëndrrave seksuale

Mashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse. Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht. Eksitim po, por me një ndjenjë përfshirjeje totale. Sipas specialistëve, në ëndrrat e tyre gratë plotësojnë edhe nevoja emocionale apo dëshirat për t’u afirmuar.

Seksualiteti te gratë është më i plotë se te meshkujt. Kështu, edhe kuptimi i ëndrrave erotike është më i përgjithshëm. Për shembull, në rast se gratë ëndërrojnë se bëjnë dashuri me një burrë me kokë luani në pozicionin ku femra qëndron poshtë dhe përfshihet nga ndjesia e shpërblimit, ajo kërkon të ketë vëmendjen e tij. Simboli është emocioni dhe nevoja.

Problemet

Psikoterapistët alarmohen atëherë kur të gjitha ëndrrat janë erotike dhe i shohim gati çdo natë, por ditën nuk na kujtohen sepse i censurojmë. Seksualiteti është një sferë shumë e rëndësishme. Ndikimi i tij në realitet është kur në zgjim ndihemi shumë të sikletosur. Por specialistët thonë se është për t’u shqetësuar si kur ndihesh gjithmonë e përfshirë nga situata erotike, edhe atëherë kur nuk përfshihesh aspak.

Ëndrrat erotike të grave

Të bësh seks me dy meshkuj

Është një ëndërr erotike mjaft e përhapur. Një nga meshkujt edhe mund të mos marrë pjesë në akt, por vetëm të shohë. Në çdo rast ajo ka nevojë t’u tregojë të dyve dhe vetes së saj se është e dëshiruar. Ndoshta kjo lind nga nevoja për t’u vlerësuar më shumë. Është një dëshirë dhe një nevojë: kënaqësia e të qenit në mes të vëmendjes së universit mashkullor. Dy meshkujt përfaqësojnë dy anët e seksit, të butë dhe agresiv. Ajo ka nevojë për afirmim.

Të bësh seks me një të panjohur

Shumë e shpeshtë. Kjo ëndërr nis nga themeli i seksualitetit tonë, na çon në rrënjët e kënaqësisë: nuk janë miq, nuk është dashuri, nuk infiltron asgjë. Është rezultat i një tërheqjeje të fortë që nuk lë ndjesi faji. Kjo është një ëndërr erotike klasike dhe të siguron: i panjohuri nuk të gjykon, është si një letër e bardhë, ku mund të hedhësh gjithë nevojat e patreguara. Kjo ka vlerën më të fortë erotike se të tjerat, sepse u lejon grave të jetojnë (në ëndërr) një seksualitet më në fund primitiv pa paragjykime.

Të shikohesh kur bën seks me partnerin

Tek femrat elementi eksibicionist është më i fortë se sa te meshkujt. Në këtë ëndërr femra ka nevojë të jetë e pranuar, e vlerësuar, e konfirmuar. Ajo dëshiron të bëhet objekt dëshire dhe vëmendjeje edhe për të tjerët që e shohin. Domethënia, ama, mund të ndryshojë në varësi të identitetit. Shpesh në ëndrrat erotike të adoleshenteve, spektatorë janë prindërit: ajo është duke kërkuar të ketë vëmendjen e tyre.

Të bësh seks me një grua

Nëse një grua ëndërron sikur bën seks me një tjetër grua, nuk është një shenjë homoseksualiteti. Është vetëm nevoja për të eksploruar veten nëpërmjet një figure tjetër të ngjashme. Njëlloj sikur të ishte një lojë pasqyrash. Në fakt, është një ëndërr shumë natyrale, ka në thelb përkëdhelje dhe jo seks agresiv, një dëshirë për të qenë e pranuar dhe bindëse. Fsheh një farë frike nga gjykimi mashkullor: kurse një femër nuk mund të gjykojë seksualisht një tjetër.

Ëndrrat erotike të burrave

Të ëndërrosh sikur bën seks në grup

Një ëndërr erotike shumë e përhapur. Ëndërrohet seksi në grup, sepse aty mund të humbasësh identitetin. Askush nuk të njeh. Nxjerr jashtë atë pjesë të vërtetë të vetes tënde, natyrale dhe primitive, të pakushtëzuar nga morali dhe qytetërimi. Është një formë papërgjegjshmërie të lejosh veten të hidhesh në një përleshje, të bësh atë që do, të turbullosh ujërat dhe të humbasësh identitetin. Në grup mund të bësh atë, që në kushtet e realitetit dhe në kushtet e vetmisë, nuk mund ta bëje.

Të bësh seks me një personazh të famshëm

Më e këndshmja e ëndrrave erotike. Ë ëmbël, e sigurt, pak fëminore, nxjerr atë pjesën e parritur të vetes, atë pjesë aq fëminore. Fakti që një personazh i famshëm bën dashuri me ty, të bën të ndihesh i rëndësishëm dhe i dëshiruar. Kjo është një nga ato ëndrrat erotike-jo erotike. Ëndrra të tilla shihen në periudhën e adoleshencës ose në fillim të krizave në çift.

Të bësh seks me një kolege

Është sinjal i një rutine që po të vret, dhe të bësh seks me një koleg është gjallëruese, i jep shkëlqim diçkaje të venitur. Një ëndërr e përkufizuar si shumë e “shëndetshme”. Është e lidhur me sferën profesionale, mbi të gjitha nëse kolegia është një epror.

Continue Reading

Lifestyle

Kur është e pashmangshme për t’u divorcuar?

Nuk u paraprijnë të gjitha ndarjeve grindjet dhe tradhtitë. Megjithatë ekzistojnë disa tregues universalë që marrëdhënia juaj më nuk funksionon dhe që ka ardhur koha ta ndërprisni…

Çdo gabim që vini re në fillim e tejkaloni me qetësi. Epo, do të vijë momenti kur kjo të ndodhë.

Ja pesë indikatorët nga psikologu dr. William Doert, që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të gabuar dhe që duhet të largoheni prej saj sa më shpejt të jetë e mundur.

1. Gjithnjë e më shumë mendoheni dhe i bëni llogaritë

Nëse kohët e fundit gjithnjë e më shpesh po analizoni se sa shumë po sakrifikoni dhe sa shumë po investoni në lidhje e më pas po numëroni se si po jua kthen partneri juaj gjithë këtë, atëherë situata është nisur për nga e keqja. Numërimi i puthjeve apo kush kënd e ka puthur më shumë, kërkimfalja atëherë kjo tregon se lidhja juaj ka filluar të shembet si një kullë me letra.

2. Bisedoni me vetveten, ndërkaq kur bisedoni në zë kujdeseni se ç’thoni…

Nëse pas një mospajtimi apo fjalosjeje imagjinoni bisedën me partnerin ku i shpjegoni çfarë dhe pse ju mundon, atëherë keni një problem të madh. Ky është një fakt se si jeni të vetëdijshëm se keni qëndrime dhe mendime krejt ndryshe e nëse një gjë të tillë e shprehni me zë atëherë vjen deri tek ftohja e marrëdhënieve. Kështu ju “përpini” frustrimet tuaja të cilat presin të dalin në sipërfaqe.

3. Krahasoheni me të tjerët

Nëse e vëreni se sa i mirë është burri i shoqes, sepse asaj i blen lule pa kurrfarë arsye apo se femra e shokut tuaj është për lakmi, sepse nuk është aspak nervoze, atëherë arsyetoni pakënaqësinë me lidhjen tuaj dhe fajin e hidhni në partnerin tuaj. Mendoni se sa më mirë do të ishte lidhja juaj nëse partneri angazhohet më tepër.

4. Të ardhmen e planifikoni vetëm

Gjithnjë e më shumë mendoni rreth asaj se sa më mirë do të ishte po të ishit vetëm, të udhëtoni me shokët dhe ditët t’i planifikoni ashtu si ua ka ëndja. Këto janë shenja të qarta se po ju pret ndarja. Por, shpesh ndodh që njerëzit që nuk janë në kontakt me ndjenjat e tyre paramendojnë skenar të tillë, duke mos menduar se çfarë mund të humbasin.

5. “Ftohja” në shtrat

Një marrëdhënie nuk duhet të rrotullohet vetëm rreth seksit, por seksi është i domosdoshëm, shkruan EO. Mungesa e aksionit në shtrat në planin seksual zakonisht është hapi i parë që tregon problemin, sepse është e vështirë ta mbash afërsinë fizike nëse zhduket ajo emocionale. Bisedoni me partnerin, sepse e ardhmja juaj është në rrezik, si dhe t’i shqyrtoni mundësitë dhe strategjitë me të cilat do të ofroheni me njëri-tjetrin

Continue Reading
Advertisement

TRENDING