Connect with us

Lifestyle

Ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Me futjen e nikotinës në organizëm, trupi humb lëngun e nevojshëm dhe shumë shpejt dehidratohet

Për ta nxjerrë jashtë helmin dhe për t’i pastruar mushkëritë, me rëndësi të jashtëzakonshme është ushqimi adekuat dhe i shëndetshëm.

Karota

Nëse dëshironi ta lini duhanin, hani sa më shumë karota. Nikotina shkatërron lëkurën, ndërkaq kjo perime përplot vitamina A, K, C dhe B do ta pastrojë trupin. Rekomandohet që ta shtrydhni në aparat për lëngje dhe ta përzieni me mollë dhe limon. Qiteni në sallatë dhe kënaquni!

Brokoli, lakra dhe lulelakra

Këto perime përmbajnë polifenole të cilat janë të shkëlqyeshme në zvogëlimin e inflamacionit në sistemin e tretjes. Gjithashtu, përmbajnë edhe antioksidante të cilat pastrojnë trupin nga helme të shumta. Këshillohet t’i zieni sa më pak në mënyrë që të ruhen të gjitha vlerat e tyre.

Çaji i gjelbër

Nëse pini sasi të mëdha të ujit shtëpiak vitaminoz (dy litra ujë me një lugë të vogël xhenxhefil të grirë, një kastravec, limon, 12 fletë nenexhiku dhe çaj i gjelbër përplot antioksidantë) do të shpëlani helmin nga trupi.

Spinaqi

Thartira folike është shumë e rëndësishme për punë normale dhe zhvillim të trupit. Spinaqi është përplot me thartirë folike.

Kivi, limoni dhe portokalli

Nikotina nga trupi i nxjerr edhe vitaminat A, C dhe E të cilat forcojnë imunitetin dhe mbrojnë nga infeksionet dhe bakteret. Për t’i plotësuar vitaminat e humbura hani kivi apo pini një gotë limonadë. Lëngu nga portokalli hidraton trupin dhe e mbush me vitamina, por njëherësh pastron organizmin nga nikotina. Shtrydhni dy portokaj, shtoni pak ujë dhe pini midis racioneve.

Advertisement