Connect with us

Aktualitet

‘Vajza jote më ka vrarë djalin’, kërcënohet familja e Klea Gjatës, shoqe e Laert Haxhisë

LUSHNJË- Familja e Klea Gjatës, 27-vjeçares nga Lushnja se cila u arrestua në kuadër të operacionit ‘Kurrë mos harro’ pas zbërthimit të Artan Tafanit para drejtësisë, anëtar i bandës së Laert Haxhiut, thotë se është kërcënuar, nga familjarët të viktimave, të vrarë nga banda e Laert Haxhisë. Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Report Tv Keti Banushi, mamaja e të resë, Shaqe Gjata, tha se pas arrestimit të vajzës së saj, një grua me emrin Shpresa, i ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë se vajza e saj i ka vrarë djalin. Ajo mohon që vajza të ketë lidhje me vrasjet.

‘Unë po pija kafen në një lokal lagje. Po ça faji kam unë. E ka emrin shpresa, mbiemrin nuk e di. Ka ardhur edhe këtu tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet. Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje. Vajza ime ka qenë vajzë e re ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar.’- tha ajo për Report Tv.

Nëna e 27-vjeçares, tregon se vajza ndihej e frikësuar nga Laert Haxhiu e se kishte frikë që këtë të fundit ta refuzonte.

‘Klea ka mbaruar administrim biznesi. Unë atë dritë syri kam. Vajza fle me mua. Jam tepër e shqetësuar, na ndihmo të lutem. Unë atë vajzë kam nuk ka bërë asgjë. Më ndihmo të lutëm. As nuk e ka takuar, vetëm të atin i njoh çunit! Ne kemi parë hallin tonë. Kam turp kam sedër pse ta pësoj ajo që është e drejtë. Unë e kam frikë atë më thoshte.’- tha ajo.

Me Laert Haxhiun, tregon se ka komunikuar vetëm në telefon me të dhe se njeh si fytyre. Për 8 mars të këtij viti tha ajo, ai i ka sjellë një tufë lule të cilat vajza ka refuzuar që t’i pranojë.

‘Në telefon me mua është sjellë mirë ai. Nuk e kam takuar kurrë! Unë e njoh si fytyrë që jepet në media. Nuk e njoh djalin vetë. Unë që kur ishte 8 Marsi i këtij viti që i erdhi buqetë ishte pa emër. Vajza nuk e pranoi buqetën. Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën. I tha ta kam sjellë për shenjë respekti. Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më tha ti bëj bllok. Shkëputej rrinte dy javë, por e merrte vet ajo. Për të bashkëjetuar jo e jo. Vajza vetëm një natë ka ikur nga shtëpia, 3 ditë kur ishte në Tiranë për tu kuruar. Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është.’- tha ajo.

Shaqe Gjata tregon se bashkëshortin e ka të paralizuar e se në momentin kur policia zbarkoi që të arrestojë vajzën e saj, ajo kishte menduar se mos kishte bërë ndonjë aksident.

‘Unë atë ditë që më morën vajzën unë e u gdhiva në spital me tim shoq pasi e kam të paralizuar. Vajza shkoi të marrë ilaçe në atë kohë kur erdhi policia. ‘Kërkojmë Klea Gjatën’ më thanë. Mua me vajti mendja mos ka bërë aksident. Unë se kisha fare lidhjen. Erdhi vajza e mori policia, i thanë do të marrim në pyetje.’- tha ajo.

Vajza me çfarë merrej?

Nëna e 27-vjeçres: Kishte një dyqan rrobash në Lushnjë. Dhe mendoi do të iki në Gjermani tek motra, se i thoshte nuk nxjerr gjë me atë dyqan. Po shikonte për vende pune dhe mendoi se do të shkonte në Gjermani.

“Kurrë mos harro” është megaoperacioni që çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh. Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares.

Nëna e Klea Gjatës për Report Tv: Di që Laert Haxhiu i solli lule 8 marsin e të këtij viti, por s’kanë jetuar bashkë

1695973438_kleagjata.JPG

Nëna e Klea Gjatës në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka treguar se si njihej vajza e saj me Laert Haxhinë, i akuzuar për një sërë krimesh të rënda e vrasje.

‘Unë që kur ishte 8 marsi i këtij viti që i erdhi buqetë ishte pa emër. Vajza nuk e pranoi buqetën. Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën. I tha ta kam sjellë për shenjë respekti. Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më tha ti bëj bllok. Shkëputej rrinte dy javë, por e merrte vet ajo. Për të bashkëjetuar jo e jo. Vajza vetëm një natë ka ikur nga shtëpia, 3 ditë kur ishte në Tiranë për tu kuruar. Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është.’- tha ajo.

Aktualitet

Skandali me mikrokreditë, Sejko jep llogari më 21 maj në Komisionin e Ekonomisë

Më 21 maj Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko do të jetë i pranishëm në mbledhjen e komisionit të ekonomisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me skandalin e Mikro Kredit Albania për mbledhjen e kredive të këqija nga institucionet financiare jo banka.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti u shpreh se guvernatorit do i kërkohet llogari se përse nuk janë marrë masa edhe për normat e interesit, shqetësim i ngritur 1 vit më parë.

“Na shetëson ose që ngre pikëpyetje është më pas pjesa e hipotekimeve apo blerjeve të kredive të këqija nga kompania në fjalë dhe lidhjen që ka kjo kompani apo kompani të tjera të mikro-financës me përmbaruesit dhe me noterët. Deri ku shkon mbledhja e kredive të këqija, roli dhe pse Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmarrë hapa mbrojtëse apo rregullatore për këtë treg që ne kemi ngritur disa herë shqetësimin. Madje ne vjet e kemi patur guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në komision, çështja e mikro-kredive dhe mikro-financës është diskutuar enkas për shkak të normave të larta që ka ky sektor.” – tha deputetja e PD-së, Sorina Koti.

Ligjvënësja demokrate thotë se për këtë dëgjesë ka marrë edhe dakordësinë e deputetëve të mazhorancës, ndërkohë shtoi se hapi i radhës është hartimi i një ligji të dedikuar për sektorin e mikrokredisë.

“Duhen ndërmarrë masa një orë e më parë për ta stabilizuar dhe për ta futur në shina mikrokredinë, ashtu siç funksionon edhe në vendet e Bashkimit Europian. Ne na mungon legjislacioni për ta rregulluar këtë sektor, kështu që hapi i radhës është patjetër me urgjencë miratimi i një ligji për këtë sektor” – tha deputetja demokrate.

Skandali me kreditë e këqija që mbledh Mikro Kredit Albania përllogaritet se prek 100 mijë familje ndërsa dëmi konsiderohet mbi 100 milion euro.

Continue Reading

Aktualitet

Çadrën me vete! Reshje shiu dhe vranësira në vend, parashikimi i motit për sot

Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjte shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

VOA për operacionin e SPAK: Hetimet e Prokurorisë së Posaçme godasin 7 grupe të rrezikshme kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri tani nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka mundur të dokumentojë disa raste vrasjesh dhe tentativash për vrasje, ku janë përfshirë 7 ndër grupet më të rrezikshme kriminale në vend dhe emrat më në zë të botës së krimit. Hetimet janë shtrirë dhe në disa shtete europiane, falë koordinimit me Europol-in edhe në fazën e operacionit të nisur që mëngjesin e ditës së djeshme.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhëra arresti, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjike, falë bashkëpunimit me autoritetet e këtyre vendeve. Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhëra arresti, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Nga hetimet, ka dalë në dritë dhe përfshirja e disa punonjësve të policisë, ish Drejtorit të Lezhës Henrigert Mitri, aktualisht në Drejtorinë qendrore të policisë, dhe ish shefit të seksionit të trafiqeve dhe narkotikëve në këtë qytet, edhe ai aktualisht në detyrë si oficer policie, të dy të lidhur me një nga grupet kriminale dhe të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, hetimet kanë çuar dhe në zbulimin e lidhjeve me grupet kriminale të dy ish efektivëve të forcave speciale.

 

 

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve. Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash./ VOA

Continue Reading

Aktualitet

Pronari i hotelit në Dhërmi ndërron jetë në spital, e zuri korrenti bashkë me dy punonjësit

Aldo Metani, pronari i hotelit në Dhërmi që ra në kontakt me energjinë elektrike ka ndërruar jetë në spital.

Pronari i hotelit ‘Hilton’ dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Mësohet se dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë në spital.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ia doli. Mbetet për t’u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë tr”, njoftoi më herët policia.

ansportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëveSakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe avionë të vegjël

Dy kriminelë shqiptarë nga Londra Lindore, të cilët organizuan kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj.

Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.

Shtetasit shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017, ku tre prej të cilave ishin nëpërmjet një avioni në një aerodrom në Essex. Hilaj ishte koordinatori i MB për grupin shumëkombësh të krimit të organizuar.

Në vitin 2017, oficerët e NCA parandaluan dhe kapën një numër kalimesh nga Evropa, duke punuar ngushtë me homologët francezë dhe belgë. Shumë prej emigrantëve kishin të ruajtur numrin e Hilajt në telefon dhe kishin komunikuar drejtpërdrejt me të ose me kontakte të përbashkëta.

Provat telefonike zbuluan se dyshja ishin drejtuesit e një rrjeti kriminal që i merrnin emigrantëve shqiptarë rreth 10,000 £ për secilin për të hyrë në MB dhe më pas i ndihmonin ata të gjenin një vend për të jetuar. Kjo përfshinte sigurimin e tyre me pasaporta të falsifikuara, karta identiteti dhe fatura false të shërbimeve.

Hilaj siguroi që automjetet që transportonin emigrantët të mbërrinin në një vend të sigurt në MB dhe pasi t’i linin, të ktheheshin pa ngjallur dyshime. Ai ishte gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​emigrantët e paligjshëm para dhe gjatë udhëtimit të tyre.

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandimin e emigrantëve duke përdorur avionë të vegjël. Më 9 korrik 2017, ai ndihmoi gjatë një fluturimi që transportonte një numër të panjohur emigrantësh nga Calais në Essex, duke udhëtuar vetë drejt aeroportit Stapleford për të mbledhur dhe transportuar emigrantët nga fusha ajrore pasi të kishin zbritur.

Një fluturim i planifikuar më 17 korrik 2017 u kap nga policia franceze përpara se avioni të ngrihej nga fusha ajrore e Marck pranë Calais. Katër emigrantë, përfshirë një fëmijë, u ndaluan të sigurt. Piloti dhe lehtësuesi i Mbretërisë së Bashkuar u arrestuan të dy, pasi ky i fundit ka qenë në kontakt të shpeshtë me Kadenën. Të dy u akuzuan dhe u dënuan në Francë.

Në të njëjtën ditë, pas përgjimit në Francë, oficerët e mbikëqyrjes së NCA vëzhguan Hilajn dhe Kadenën në një takim “fallout” në një pijetore.

Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017 në adresat e shtëpive të tyre nga NCA. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmoi. Në një nga telefonat e tij, oficerët zbuluan mesazhe në të cilat ai kishte korrigjuar gabimet e shtypjes në dokumente false, si dhe kërkime në internet në lidhje me ndalimi i avionit më 17 korrik.

Kadena u gjet me një sasi të vogël kanabisi, si dhe një foll sigurie për portën në Stapleford Airfield.

Hilaj dhe Kadena u dënuan sot në Southëark Croën Court me përkatësisht tre vjet e gjashtë muaj dhe një vit e tetë muaj.

Rezultati shënon fundin e një hetimi tetë-vjeçar të NCA – të koduar Operacioni Micropus – ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimit të parave, trafikut të drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING