Connect with us

Sport

“Vajzat në fushat e blerta”

Për një periudhë shumë të gjatë futbolli është konsideruar gjerësisht si sporti i meshkujve megjithatë vajzat e moshave të ndryshme nga 5 deri në 13 vjeç, jo vetëm që e konsiderojnë futbollin si karrierë, por disa prej tyre mendojnë se ndeshjet me vajzat janë më të forta dhe më emocionuese se kur luajnë me djem të moshës së tyre.
Të angazhohesh me futbollin që në moshë të vogël është e rëndësishme për disiplinimin, edukimin, socializimin dhe mirëqenien fizike e mendore të këtyre vajzave. Kështu shprehet trajnerja e tyre, Emirjeta Ndoci, e cila prej pesë vitesh përgatit lojtaret e futbollit të së ardhmes, në specialen e përgatitur nga emision “Opinion” në TV Klan për futbollin e femrave.
Gjithashtu, ajo vlerëson mbështetjen e madhe që Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë dhe vazhdon të japë për futbollin e femrave.
“Duke pasur mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, që na ka suportuar nga ana #financiare po ashtu edhe nga ana e #bazësmateriale, vajzat e kanë #futbollin #falas, #papagesë. Fëmijët argëtohen si fillim, pastaj socializohen. Bëjnë shoqe ose shokë të rinj, edukohen nëpërmjet sportit, disiplinohen dhe po ashtu sigurisht janë edhe më të shëndetshëm. Këtu vijnë me shumë gëzim, e shijojnë dhe ka shumë vajza, të cilat janë talente dhe nesër ose pasnesër mund t’i shohim në arenën ndërkombëtare që të përfaqësojnë Shqipërinë’”, thotë Emirjeta Ndoci, e cila pranon se futbolli për vajzat ende përballet me disa tabu në Shqipëri dhe këtë gjë e sheh edhe te prindërit e fëmijëve.
klan/
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *