Connect with us

Bota

“Vaksina do miratohet më 30 dhjetor” – Kryeministri grek Mitsotakis: I bëj thirrje…

GREQI– Kryeministri grek Mitsotakis, ka deklaruar se deri më 30 dhjetor Agjencia Evropiane e Barnave do të miratojë vaksinën e parë Pfizer dhe brenda 24 orëve do të jetë në dispozicion për shpërndarje në vendet evropiane.

Ai tregoi gatishmërinë dhe përpjekjet me të gjitha ministritë përkatëse mbi çështjen e përgatitjes së vaksinimit  ndërsa po monitoron nga afër planin e vaksinimit, raporton CNN.

Ky është ushtrimi më i vështirë shëndetësor që vendi ka ndërmarrë,” tha  Mitsotakis duke shtuar se nëse është e nevojshme do të ketë mbështetje nga Forcat e Armatosura..

Një përqindje e konsiderueshme e Grekëve duan të vaksinohen,” tha ai, teksa iu drejtuar atyre që nuk janë të vendosur se vaksinimi është për të mirën e tyre dhe të vendit dhe vetëm nëse vaksinohemi do të rimarrim kontrollin e jetës sonë.

Ne duhet t’u themi atyre se vaksinimi ka shpëtuar miliona jetë nga shumë sëmundje që nuk ekzistojnë më sot, dhe kjo është diçka që i shpëton vëmendjes sonë,” tha Mitsotakis, duke vlerësuar se përqindja më e madhe e popullsisë do të marrë pjesë në vaksinimin.

Ndër të tjera, ai shpjegoi se 1,018 qendra vaksinimi tashmë janë duke u përgatitur përfushatën e vaksinimit, si dhe 65 ekipe të lëvizshme.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *