Connect with us

Politike

Vasili: Ligji i barnave në Shqipëri ka standardin më të ulët se Kosova

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në foltoren e Kuvendit ka folur për projektligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik.

Vasili u shpreh se ligji për barnat në Kosovë është i një standardi më të lartë se ai në vendin tonë, ndërsa shtoi se kjo sjell edhe rritjen e çmimeve të tyre.

“Pse ligji shqiptar i barnave në Shqipëri të ketë standarde më të ulët sa në Kosovë? Është pyetje e pakapërcyeshme. Duhet të ishte më e lartë se në Kosovë? Kush e pengon? Mungesa e dëshirës? Cila është fatura në fund? Ajo e hapjeve të vrimave që pikon. Kjo ka një përkthim, kurim problematik mbi sistemin shëndetësor.

Koha e aventurave të barnave në Shqipëri ka mbaruar. Ky është një dëm që i bëhet individëve. Humbja e prodhueseve dhe mundësi më të pakta të mjekëve për të zgjedhur më të mirën e rastit konkret. Dy të sëmurë të njëjte nuk ka. Ndaj duhet dhënë përgjigje kësaj gjëje. Në ligj këto mungojnë dhe ka disa gjëra kontradiktore. Realitete të tjera farmaceutike po refuzohen. Vihen norma të tilla inekzistente, kur vetë universiteti e mohon dhe kjo tregon një dispozitë në ajër.

 

 

Ligji ka nevojë që të ketë përcaktimet e duhura.

Unë insistova, pavarësisht se është betejë e humbur, ai erdhi duke e thyer rregullin kur mund të bëhej një punë e mirë. Për këtë unë ndiej veç keqardhje”, u shpreh Vasili.

Politike

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Berishën/ Paloka: Skandal! U shkel Ligji

Pas Gjykata e Lartë vendosi gjatë ditës së enjte, që Sali Berisha të mos marrë pjesë në seancat parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PD, Edi Paloka, ka deklaruar se nuk është habitur aspak nga ky vendim.

Paloka tha se drejtësia e re është në duart e Ramës dhe se GJ shkeli ligjin.

“Për fat të keq nuk ka asgjë të re edhe në vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë. Është pjesë e një sistemi tashmë të kapur e të korruptuar të drejtësisë, të ashtuquajtur “drejtësisë së re”, e cila, të paktën siç e kemi denoncuar që në fillim, po vërtetohet çdo ditë e më shumë se nuk është gjë tjetër përveçse një mjet në duart e Ramës për të bërë presion, për të dënuar opozitën dhe për të mbajtur jashtë telasheve, jashtë problemeve, gjithë hajdutët dhe gjithë të korruptuarit e qeverisë. Kjo është e thënë trashë. Pra, unë kam kohë që nuk pres gjë, të jem i sinqertë, nga asnjë prej gjykatave.

Shihni vetëm një detaj, që është skandaloz. Nuk po i hyj gjithë historisë, sepse gjithë historia e dënimit të z. Berisha, “dënimit” – mbajtjes nën arrest të z. Berisha dhe të z. Malltezi – është një skandal. Por shihni vetëm detajin që është publik tashmë dhe një fakt i njohur botërisht me këtë gjyqtaren, Irena Gjokën, se Irena ka tre emra.

Domethënë kanë dalë të gjitha faktet që vërtetojnë se kjo zonja ka shkelur ligjin e duhet të ishte kjo sot përpara drejtësisë sepse ka shkelur ligjin duke deklaruar ose duke mos deklaruar – kjo është e njëjtë me një deklarim të rremë në deklaratën e saj – dhe nëse këto fakte janë publike, jo vetëm që ajo zonjë nuk hiqet, sepse dorëheqje nuk e lënë të japë, por “nuk e lejojnë” të japë dorëheqje.

Ajo është zgjedhur e tillë dhe jo vetëm ajo: të gjithë këta që janë zgjedhur për këtë të ashtuquajtur “drejtësi të re” janë zgjedhur qëllimisht me cene, janë zgjedhur qëllimisht me probleme, që të kenë se ku t’i kapin, ku t’i bëjnë presion dhe se si t’i detyrojnë që të bëjnë atë që kërkon Rama dhe ata që janë rrotull Ramës”, tha Paloka.

Continue Reading

Politike

Gjykata refuzoi kërkesën e Berishës për Kuvend/ Gjokutaj: Rama ka asfiksuar shtetin e së drejtës

Avokati, Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë e cila rrëzoi këtë të enjte kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për të shkuar në Kuvend.

Gjokutaj e quajti vendimin të pabazë, pasi sipas tij nuk ka asnjë vendim gjyqësor që ta ndalojë apo ta abrogojë mandatin e deputetit. Gjokutaj më tej akuzoi për këtë vendim kreun e qeverisë Edi Rama. Sipas avokatit, Rama po asfikson shtetin e së drejtës.

Gjokutaj:  “Gjykata e Lartë sot, me një paturpësi juridike, sepse është gjykata supreme, e cila nuk mund të mendohet që të bëjë “lajthitje” të tilla – po e them për delikatesë, sepse këto s’janë lajthitje, këto janë misione, detyra të marra përsipër nga kjo gjykatë –  në funksion të këtij pushteti, që siç e kemi thënë nuk ka lënë gjë pa kapur përveç zogjve që janë nëpër pemë (dhe ata nuk i janë dashur, sepse po të kish bërë ndonjë projekt do t’i kishin mbërritur) pra, Gjykata e artë pengon të vejë në Kuvend, zotin Berisha, liderin e opozitës, deputet të Kuvendit dhe nuk ka një vendim gjyqësor që ta ndalojë apo t’ia abrogojë mandatin e deputetit.

Në linjë me këtë, nëse e dëgjuat zotin Elmar Brok, ai filloi dhe mbaroi, bazuar në të drejtën evropiane – një parlamentar ekselent me vite të tëra dhe me profesion jurist, ai citoi dhe e përmendi herë pas here “të drejtën evropiane”, të drejtat që gëzon zoti Berisha në bazë të të së drejtës evropiane dhe mënyrën se si është vepruar në Shqipëri. Bile z. Elmar Brok kishte mësuar edhe shprehjen “afërmendsh”që gjykata vendosi ashtu siç thotë prokurori.  

Edhe unë prandaj e kam shkruar atë, sepse po kristalizohen dy shtete: shteti mafioz me në krye Edi Ramën dhe Erion Velinë dhe shteti i së drejtës, i cili është i asfiksuar dhe nën thundrën e këtij të parit dhe sa të jetë ky raport dhe kjo mazhorancë, këto vendime do të vijojnë dhe do të agravojnë akoma më shumë duke e larguar Shqipërinë nga e drejta evropiane, duke e larguar Shqipërinë nga standardet e një shteti ligjor, duke e larguar procesin larg të qenit i rregullt, me pasojë të drejtat themelore të individit në përgjithësi por edhe të të zgjedhurve, siç është zoti Berisha me votë nga populli, ku gjykatësit tanë nuk arrijnë të ndajnë subjektin e çështjes nga subjekti politik dhe subjekti i zgjedhur me votat e popullit dhe një person i zgjedhur nuk mund të trajtohet me këto instrumente që i trajtojnë gjykatat tona, ku një deputet trajtohet si një i paraburgosur i zakonshëm.”

Continue Reading

Politike

OKB miratoi përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ministri Hasani: Shqipëria bashkë-sponsorizoi

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën për përkujtimin e gjenocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.

Hasani u shpreh se 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës.

Ai theksoi se Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

Reagimi i plotë;

 

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.

Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen.

Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

Continue Reading

Politike

Rezoluta për Srebrenicën/ Begaj: Vota e Shqipërisë konfirmon vlerat perëndimore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndau dot në profilin e tij në rrjetin X qëndrimin mbi miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

“Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej.

Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme.” -shkroi Presidenti i Republikës.

Continue Reading

Politike

Kërkoi leje për të marrë pjesë në Kuvend, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës i cili bëri rekurs dhe kërkoi t’i jepet leje për të shkuar në Parlament.

Seanca kishte nisur në orën 14:30, ndërsa vendimi është dhënë pak më parë. Kjo është e disata derë që Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, por të gjitha kërkesat e tij janë rrëzuar nga Gjykata.

Gjithashtu nga e njëjta gjykatë nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga apeli i posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim. SPAK dyshon se ai ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING