Connect with us

Kronike

Vdekja e 12-vjeçarit/ Nëna akuza mjekëve: Kur vajta e gjeta me duar të maviosura…

Nëna e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën në Spitalin e QSUT, ka akuzuar sërish ditën e sotme mjekët për neglizhencë. Në një prononcim për mediat në stadiumin e Maliqit aty ku u mbajt një ndeshje futbolli në kujtim të 12-vjeçarit të ndjerë, nëna e Leos, Roveta Sadiku është shprehur se mjekët u mjaftuan vetëm me dy eko barku dhe një grafi.

Ajo shton se kur ka shkuar në spital e ka gjetur djalin me duart e mavijosura, dhe sipas mjekët i kanë thënë se e ka nga i ftohti. Sadiku ka kërkuar drejtësi nga organet kompetente ndërsa ka zbuluar edhe pse nuk ka pranuar që t’i birit t’i bëhet autopsia. Sipas saj autopsia e Leos nuk është bërë pasi vetë 12-vjeçari e kishte kërkuar këtë gjë.

Roveta Sadiku: Kanë qenë të gjitha gënjeshtra ato që kam dëgjuar, nëpër rrjetet sociale, çfarë ka shprehur QSUT. Përgjigjen e kam vetë si nënë se pashë nga fillimi deri në fund se çfarë ka ndodhur me Leon tim. Neglizhencë totale nga mjekësia, duke filluar nga Korça në Tiranë.

Unë për këtë kërkoj drejtësi, vetëm drejtësi për Leon tim. Si Leo im mund të ikin shumë fëmijë të tjerë, se Leon e morën në qafë, nuk e trajtuan si duhet, Leon e neglizhuan. Mamin ia gënjyen Leos dhe i thanë ka virozë. U mjaftuan me dy eko barku dhe me një grafi dhe me 3 analiza kaq i kanë bërë Leos tim asgjë më tepër. E nxjerrin Leon me temperaturë të lartë në Tiranë, Leo nuk ka shkuar me temp të lartë, Leo nuk kishte tension të lartë kur shkoi në Tiranë, se unë e kam nxjerrë nga reanimacioni i Korçës e kam çuar aty.

E nxorën me miokardit kur Leos tim nuk i është bërë as eko asgjë për zemrën e tij. Të gjitha janë gënjeshtra. E shtruan në një pavion, por nuk ishte pavion ishte burg, çfarë gjendje çfarë kushtesh. I hidhnim serume të ftohta Leos, kur vajta e gjeta me duar të maviosura, më thoshin e ka nga e ftohta. Ju thosha Leo nxjerr shumë ato që thonin ai do nxjerri ne do i fusim serum. Derisa shkoi në gjendje kritike dhe atëherë kujtohet një palo doktoreshë, kërkoi ambulancën të vinte, në momentet e fundit, çfarë do i bënin Leos tim ato momente kut për 7 orë rresht nuk ju dha asnjë ndihmë. Ai fëmijë ka vjellë për 7 orë, le të më dalë përpara ajo doktoreshë, ai ka vjellë gjak ndërsa ajo thoshte janë mbetje të mukozës të stomakut. Nuk ishin mbetje por gjak se unë kam foto.

Autopsia e Leos nuk është bërë se Leo ma ka kërkuar me gojë mos më ça dhe mos më opero, zemra ime nuk mundi.
Aty nuk ka ardhur as policia asgjë sepse unë nuk e dija që ekzistonin këto, tani po i dëgjoj që autopsia duhej bërë me apo pa miratimin tim. Megjithatë le të venë çfarëdo diagnoze, unë dua drejtësi për neglizhencën që ju bë djalit.
Leo ishte një ëngjëll, energjik që nuk donte të shikonte lot në sytë e mamit. Nuk mundet mami të mos qajë për ty bir, teksa shikoj këtë fushë, kur shikoj shokët e tu. Në qoftë se shteti nuk merr masa, nëse shteti nuk lëviz unë do bëj protesta, nuk e le me kaq sikur të jetë dita e fundit e jetës sime”.

Advertisement