Connect with us

REAGIM

Vdekja e mendimit

Nëse dy individë gjithmonë bien dakord për gjithçka, mund t’ju siguroj se njëri prej tyre mendon për të dy.

Shkoni në faqen e një gazetari, një politikani, një influencuesi. Ju do të gjeni disa koncepte të përsëritura. Per cfare? Një ide e përsëritur me kalimin e kohës bëhet e vërtetë. Është parimi i përsëritjes, një nga teknikat bazë të propagandës. Por ka një arsye tjetër, shumë më të rëndësishme: përsëritja e disa ideve i plotëson pritshmëritë e publikut.

Gazetat ekzistojnë për tu shitur. Shitet një numër i caktuar kopjesh, por mbi të gjitha, duke qenë se çdo gazetë financohet nga një parti, ato shesin ide. Por ju nuk po lexoni mendimet, idetë e një gazetari apo një politikani. Ju jeni duke blerë linja editoriale të ndërtuara në tryezë. Falë mjeteve analitike që ofrojnë rrjetet sociale, ata na shohin se kush jemi, çfarë blini, çfarë lajmesh ju zgjojnë zemërimin, ju prekin, ju emocionojnë.

Informacioni është fuqi dhe me këtë ata krijojnë mesazhe ad hoc që ju tërheqin, që ju shtyjnë të blini atë që kanë gatuar. Po ju shesin një tregim që përmbush pritshmëritë tuaja. Edhe në këtë faqe ndodh vazhdimisht të mbrohemI nga fyerjet e atyre që ndihen të zhgënjyer, të tradhtuar kur shkruajmë diçka që nuk pasqyron plotësisht pritshmëritë e tyre.

Mesa duket njerëzit duan ide dhe opinione të parashikueshme, të përshtatura lehtësisht që i përkasin një linje shumë specifike. Por kjo lloj koherence është vdekja e mendimit. Nëse jeni gjithmonë dakord me dikë, nëse mund të parashikoni paraprakisht se çfarë do të thotë, cili do të jetë pozicioni i tij, mbani mend: Nuk po dëgjoni mendimin e tij, por po blini një tregim…

Advertisement