Bota
Vdekjet katër herë më të larta se fqinjët, mjekët suedezë të irrituar me strategjinë për koronavirusin
Mjekët në Uppsala, rajoni suedez i goditur më së shumti nga Covid-19, thanë për CNN se janë të irrituar me mungesën e masave më të ashpra të koronavirusit, si dhe me suedezët që nuk iu përmbahen rekomandimeve të qeverisë.
“Masat e detyrueshme në vende të tjera, rezultuan efektive në uljen e përhapjes”, tha dr. Rafael Kawati, kreu i kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Uppsala-s.
Suedia është në një valë të dytë të pandemisë dhe ky është një skenar që autoritetet shëndetësore shpresonin ta shmangnin, duke theksuar përgjegjësinë personale mbi bllokimet e detyrueshme.
Megjithatë, vendi ka regjistruar tani më shumë se katërfishin e vdekjeve nga Covid-19 sesa tre fqinjët e tij nordikë së bashku.
“Vala e dytë “nuk është një befasi”, tha Kawati. “Ne duhet të ishim në gjendje të bënim shumë më mirë se kaq.”
Qeveria suedeze ka shtrënguar masat, por vetëm në rekomandim, jo me një urdhër të qartë.