Kronike
Vdes tragjikisht shqiptari në Itali (Detaje)
Një punëtor me origjinë shqiptare ka rënë nga çatia në një kantier ndërtimi në Itali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në via San Lorenzo, në Chiabotto di San Giorgio Monferrato.
Punëtori ishte 42 vjeç dhe jetonte në Casale Monferrato. Ai ra nga një lartësi prej 4 deri në 5 metrash. Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital nga kolegët e tij, por nuk arriti të mbijetonte.