Connect with us

Politike

Veliaj nuk shkon ne gjyq, GJKKO pezullon afatet e paraburgimit per kryebashkiakun

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mungoi në gjyqin në GJKKO, me argumentin se ende nuk ka lexuar dosjen që i është dërguar në qeli. Në seancën ku u përfaqësua nga avokati i ri, Plarent Ndreca, Veliaj i kishte dërguar një shkresë trupit gjykues ku e informonte se po lexonte aktet hetimore dhe vetëm pasi të njihet me to do të paraqitet vetë në gjyq.
Gjykata pezulloi sërish afatet e paraburgimit për Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule dhe shty senacën më datë 3 prill për shkak se mungoi gardiani Fatjon Baci. Mbrojtja e tij argumentoi se Baci nuk u paraqit për shkak se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. GJKKO i caktoi atij një avokat kryesisht Pranvera Doçi dhe urdhëroi shoqërimin e detyruar të Bacit në seancën e radhës për t’u shprehur vetë për avokatin.
Ndërkohë, mbrojtja e biznesmenit Fatmir Bektashi ka kërkuar ndarjen e çështjes, por dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado u shprehën kundër duke thënë se kjo është strategji e Veliajt për të shtyrë gjyqin.
Kërkoj të ndahet çështja pasi nuk mund të vazhdohet me në këtë mënyrë”, tha avokati Sokol Hazizi.
“Është strategji për të shtyrë procesin, kemi 8 muaj që s’po arrijmë dot të futemi. Është sjellja e Erion Veliajt dhe avokatit të tij. Kërkesën për ndarje të çështjes ndaj Fatmir Bektashit që kërkon avokati Sokol Hazizaj e shikojmë të pabazuar në ligj”, tha Ols Dado.
“Nuk është hera e parë që Ols Dado përmend 6 apo 8 muaj. Kërkon të bëjë bashkë edhe gjykimin paraprak, por nuk kemi qëllim për të shtyrë seancën se unë jam këtu. Seancës unë dua t’i jap atë që ka nevojë, proces të rregullt gjyqësor. Jemi për proces që të zhvillohet me shpejtësi, por pa shkelur të drejtat procedurale. Për kërkesën ne bashkohemi me Artan Simonin për të shtyrë seancën. Mendoj që kërkesa e avokatit të Fatmir Bektashit nuk mund të bëhet në këtë fazë, se duhet të shprehen të gjitha palët”, tha avokati Plarent Ndreca.

Advertisement