Politike
Vendimi i SPAK për Irena Gjokën/ Vasili: Mbrohet kamikazja, po bëhet funerali i reformës në drejtësi
Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar pushimin e hetimit nga ana SPAK për Irena Gjokën, në lidhje me dënimin e kësaj të fundit në Greqi.
Vasili ngriti akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë, duke i cilësuar ato si të ndikuara politikisht dhe pa standarde të barabarta në zbatimin e ligjit. Ai u ndal veçanërisht te një rast që, sipas tij, përbën shembull flagrant të mungesës së drejtësisë, ku një gjyqtare speciale dyshohet se ka shkelur ligjin, por nuk është përballur me pasoja.
Është shumë e qartë që kemi një fakt që është një sekt i cili korporatist, ku ligji për të cilin nuk ekziston, ku, siç thotë populli i thjeshtë, bëhet e bardha e zezë dhe e zeza e bardhë për njëri-tjetrin, pra për të mbajtur ato që, siç i tha ai qytetari, që afër mendsh, ato që bëjnë këta, kjo Irena aty t’i vendosë në atë gjykatë.
E ke parasysh? Që të mos ketë më fare asnjë gjë, por e ndajnë që do ta dënojnë njëri, do ta dënojnë me pa dënuar, dhe ky rast ishte rasti më flagrant. Sepse ajo që doja të thosha ishte kjo që ky proces ndaj kësaj duhet të kthehej në një proces shembullor për drejtësinë e tij, ëh, edhe për forcën e ligjit. Pse? Sepse ligjin e kishte shkelur një gjykatëse speciale.
Pra, ligji është i egër për një nëpunës të thjeshtë shteti që për ligjin e kriminalizimit dhe gjykatës që duhet të ishte shembulli më i shkëlqyer i standardit më të lartë të drejtësisë. Çfarë ndodh me të? Kjo falet. Prandaj, kush është ai njeri që do shkojë në derën e këtyre dhe do mendojë se do ketë përballë ca hetues që zbatojnë vetëm ligjin, janë të paanshëm dhe të pandikuar. Absolutisht, janë çirakët e drejtësisë me regji. Drejtësia me regji i kërkon të dënojnë njerëzit e opozitës dhe u duhet instrumenti. Kjo me gjoka me 300.000 evra dhe patjetër do ta mbajnë, se do t’u duhet edhe prapë. Dhe do bëjmë që të hedhim shortin që sa herë që të gjykojnë njerëzit e liderët e opozitës, gjithmonë shorti do t’i bjerë kësaj. Çuditërisht dhe në mënyrë fantastike i vjen gjithmonë kësaj dhe kjo gjithmonë dënon. Dhe e kuptoni? Dhe në këtë mënyrë, por ama ka dhe një gjë tjetër, dhe e thamë, e kam thënë edhe në një prononcim timin pak minuta më parë. Po si do i dalin përpara këta SPA-ut, këto prokurorira, ky shtet tërë atyre njerëzve që janë dënuar me ligjin e kriminalizimit?
Më thoni këtë gjë. Njerëzit janë dënuar sepse, edhe sepse ka pasur një proces ndaj tyre, sepse ligji e parashikon që o do kesh një vendim të prerë, o do të kesh një proces në Shqipëri apo në një vend të huaj, ose je i dëbuar nga një vend i huaj.
Dhe njerëzit që nuk i kanë deklaruar një nga këto, thjesht një dëbim, apo thjesht nuk kanë deklaruar një vepër e cila edhe ajo është parashkruar apo 25-30 vjet më përpara, kanë lënë mandatin e deputetit. Ju i keni parë, i keni parë me sytë tuaj. Tani më thoni mua, cili, cili është e vërtetë në këtë vend?
Në këtë, në këtë shtet, në këtë prokurori speciale, kemi bërë SPAK specialin më të mirë në botë, nuk e ka njeri në Europë, kemi rrahur gjoksin me të huaj e me gjithë ç’kanë ardhur këtu për këtë. Çfarë SPAK-u është ky? Ja ku i ka këto. Silleni përballë. Kush është ky që ka të drejtë në këtë rast? Kanë të drejtë ata që, që për këtë janë dënuar për këtë apo kjo tjetra që është po njësoj dhe kjo nuk dënohet? Ja kjo është përpara, kjo është përpara publikut. Nuk ka nevojë për jurista kjo. Kjo është shumë e thjeshtë.
Njëri dënohet për një gjë po kaq edhe më të vogël, shumë më të vogël, kjo gjykatësja speciale, kjo, bile po të themi të vërtetën, po të kishin integritet, e në qoftë se flasim për integritetin moral, që është folur shumë për vetingun, integritetin moral të gjyqtarëve, kemi dëgjuar, kjo vetë duhet ta kishte dhënë dorëheqjen. Nuk mund të pranonte kurrë që të kishte, të ishte llucur nga të gjitha anët. Imagjinoni se çfarë ndodh. Çfarë ka tash për qytetarët e tjerë? Për Armelën, për Petritin, çfarë ka?
Problemi është i tillë. Mbrojtja e kamikazës që godiste opozitën i vë vulën drejtësisë me me regji, varros në mënyrë përfundimtare, sot mbyllet funerali i reformës në drejtësi dhe së treti i barazisë së shtetasve para ligjit. Shtetas para ligjit në Shqipërinë aktuale ku sundon Edi Rama nuk ka. Ka një drejtësi për ata që i shërbejnë Edi Ramës dhe një drejtësi tjetër për ata që jetojnë me punë dhe me bukën e tyre të ndershme. Kaq. S’ka asnjë gjë tjetër’, u shpreh Petrit Vasili