Sport
Verratti zbulon planet për të luajtur në Serie A
Mesfushori i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares italiane Marco Verratti i është përgjigjur pyetjes për rikthimin në vendlindje.
Mesfushori u bë lojtar i PSG-së në vitin 2012, pasi u transferua nga Pescara. Kontrata aktuale e 30-vjeçarit italian me gjigantin francez është deri në vitin 2026.
“Dua të vazhdoj të zhvillohem, të luaj sa më gjatë dhe të fitoj. Unë gjithmonë jam përpjekur dhe vazhdoj të përpiqem për fitore, por, për fat të keq, kjo nuk është gjithmonë e mundur. A do të kthehem në Itali? Kush e di… Do të shohim”, tha Verratti në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së Italisë kundër Anglisë të enjten.