Connect with us

Kosova

Vetëm 8 minuta/ Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës për dinarin

Në një adresim 8-minutësh në gjuhën serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të hapin llogari të reja bankare në euro për shkak të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, dhe akuzoi qeveritë e kaluara se e kanë lënë popullin pa përkujdesje e nën ekspozimin e bandave krimanale në pjesën veriore të vendit.

“Lufta, dhe më pas politika e gabuar e politikanëve që ishin në krye të shtetit, e lanë popullin të varfër dhe të ekspozuar ndaj bandave kriminale, teksa kujdeseshin për jetën e tyre luksoze dhe të atyre që bashkëpunuan me ta”

-Deklaroi kryeministri i Kosoves

Ai theksoi sërish se rregullorja e BQK-së për pagesat me para të gatshme që hyri në fuqi më 1 shkurt të këtij viti nuk i referohet ndalimit të dinarit serb, porse synon të formalizojë pagesat dhe procedurat lidhur me dinarin, ndërsa garantoi se rregullorja nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë.

“Çdo gjë tjetër është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike. Rregullorja e re siguron ligjshmërinë dhe transparencën e parave të importuara në Kosovë, bazuar në kushtetutën dhe politikën monetare të Bashkimit Evropian”

-potencoi Albin Kurti, duke shtuar se deri tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufijve midis Kosovës dhe Serbisë u mundësonte grupeve kriminale që operonin në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë  serbe, të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar ndikimin e tyre mbi popullin, duke frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët.

Ai përmendi faktin se më shumë se 33 mijë pjesëtarë të komunitetit serb marrin pensione nga Kosova, rreth 2205 familje marrin ndihmë sociale, rreth 4244 familje marrin ndihmë për fëmijë dhe 1372 familje marrin ndihmë për gratë lehona dhe nënat me fëmijë – gjithçka, sipas kreut të ekzekutivit kosovar, bëhet përmes llogarisë bankare të hapur në euro.

Në fund siguroi qytetarët nga radhët e komunitet serb që përmes fushatave informuese dhe lehtësuese, periudha trazitore për çështjen e dinarit të jetë sa më e lehtë, megjithëse shtoi se gjëja më e rëndësishme është të kuptohet dhe besohet se vendosja e shtetit ligjor është e pashmangshme, ndërsa dërgimi i parave përmes transaksioneve bankare është i pakompromis.

Kosova

Brutale dhe absurde, kushti për Kosovën, Mujanoviç akuzon Francën dhe Italinë

Jasmin Mujanoviç, analist politik, konsulent dhe kolumnist i shumë mediave të huaja, në një artikull autorial të botuar në platformën amerikane “Just Security”, tha se “nuk ekziston asnjë argument logjik, ligjor apo politik” për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në këtë KiE.

Duke komentuar mbi sinjalet e Francës dhe Italisë se do ta kushtëzojnë mbështetjen për Kosovën me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai e konsideroi “absurde” që francezët dhe italianët ta bllokojnë Kosovën, ndërkohë që asnjëra s’ka vendosur sanksione kundër Millorad Dodikut, liderit secesionist të serbëve të Bosnje-Hercegovinës.

“Të detyrosh Kosovën të ndjekë një strukturë që ka dështuar qartë në Bosnje-Hercegovinë dhe që është goditur në mënyrë të përsëritur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut – është absurde. Parisi dhe Roma i kërkojnë Kosovës të zbatojë diçka që as Serbia dhe as ata vetë nuk e kanë bërë ndonjëherë për pakicat e tyre të rëndësishme etnike”, argumentoi analisti boshnjak

Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës për të kaluar fazën e parafundit drejt anëtarësimit në panteonin e kombeve të barabarta demokratike evropiane, ndërsa vendimmarrja përfundimtare është në dorën e Komitetit të Ministrave që pritet të mblidhet në mes të majit në Strasburg të Francës.

Dora Bakoyannis, deputetja greke që hartoi raportin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në një artikull autorial të botuar deklaroi se asnjë anëtari s’i është kërkuar që të përmbushë kaq shumë parakushte në mënyrë që të pranohet në këtë organizatë të rëndësishme evropiane sikurse Kosovës.

Continue Reading

Kosova

Goditja finale, hapi i fundit i Kosovës sipas profesorit Daniel Serwer

Profesori amerikan Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme, ka folur për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer e ka quajtur “të turpshëm” qëndrimin e Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar.

Sipas tij, “Këshilli i Evropës ka vonuar shumë gjatë në miratimin e antarësimit të Kosovës”.

“Kosova është shumë më e kualifikuar se kundërshtari i saj kryesor, Serbia. Lejimi i Kosovës në këtë organizëm do t’u ofrojë serbëve që jetojnë atje një kanal të ri dhe potencialisht të dobishëm për të ndjekur ankesat e tyre, veçanërisht përmes Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” – deklaroi profesori amerikan.

Serwer gjithashtu shprehu keqardhje për opozitën e Beogradit ndaj kësaj çështjeje, e cila, sipas tij, është në kundërshtim me një marrëveshje që Serbia ka pretenduar se i përmbahet.

Përsa i përket Ballkanit, ai theksoi që pavarësisht se Beogradi mund të humbasë betejën për ta mbajtur Prishtinën jashtë Këshillit të Evropës, kjo vetëm përbën një kapitull të vogël në sfidën e gjatë të Kosovës për të fituar njohjen e plotë ndërkombëtare. Sipas tij, anëtarësimi në OKB dhe BE mbetet një objektiv i largët, dhe përfshirja e Kosovës në NATO pritet të jetë një luftë tjetër e madhe.

“Ne që kërkojmë një fitore ushtarake ukrainase, një shtet palestinez që do të jetojë në paqe me Izraelin dhe anëtarësimin në OKB për Kosovën, kemi ende një rrugë të gjatë përpara, por çdo hap në drejtimin e duhur sot, është ai që nuk duhet të hidhet nesër” – Deklaroi Daniel Serwer.

Continue Reading

Kosova

VARRIMI i shpresës së Vuçiçit, arratisen miqtë, rreshtohen armiqtë

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me gjasë do ta votojë rezolutën për Srebrenicën më 15 ose 16 maj, ndërsa më 16 ose 17 maj do të merret vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës” – Keshtu tha presidenti serb Aleksander Vuçic gjatë një paraqitje si i ftuar në Televizionin kombetar, duke shtuar se pas votimit do shihet se kush janë miqtë e vërtetë të Serbisë.

Ai përsëriti gjithashtu se si bashkësponsorizues të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, janë shtuar edhe Estonia, Polonia, Luksemburgu, Bullgaria dhe Kroacia.

Përsa i përket tekstit përfundimtar te rezolutes, presidenti vlerësoi se nuk ka pasur ndryshime thelbësore. Siç theksoi ai, u futën tre amendamente britanike që forconin fuqinë e rezolutës, por “pa rëndësi thelbësore”. Ai vuri në dukje se kërkesa e Iranit për të përfshirë Gazën në tekst u refuzua, ashtu si edhe amendamentet australiane.

“Ata nuk bënë asnjë ndryshim thelbësor dhe e krijuan gjithë këtë histori për të thënë se bënë konsultime gjithëpërfshirëse në OKB. Ne fakt e gjitha ishte nje mashtrim. Ata nuk bënë asnjë konsultim. Ata e bënë atë mes miqve të tyre bashkësponsor. Me askënd tjetër. Ne u kemi dërguar një letër gjermanëve dhe Ruandës, si iniciatoret e rezolutës, por ata nuk duan biseda me njerëz që mendojnë ndryshe” – deklaroi Vucic

Ai theksoi gjithashtu se rezoluta do të jetë në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga 13 deri më 17 maj dhe se me shumë mundësi do të votohet më 15 ose 16 maj. Nga ana tjetër, ai kujtoi edhe se vendimi për Kosovën në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës do të jetë edhe më 16 apo 17 maj.

“Përsa i përket Keshillit të Europës, nuk kam shumë pritshmëri” – tregoi presidenti serb, duke theksuar se “Britania e Madhe tani e ka marrë stafetën” nga Gjermania dhe shtoi se “çfarëdo që t’i pyesni ata, nuk janë të interesuar.” – deklaroi Vucic duke rikujtuar se Kosova ka ndërmjet 29 dhe 33 vota përkrahje në Këshillin e Evropës dhe se i mjaftojnë 31 vota, por ka theksuar se pas votimit “do të shohim kush janë miqtë e vërtetë” të Serbisë, duke shtuar se Serbia gjithmonë ka treguar respekt për viktimat kur është fjala për Srebrenicën.

“Në atmosferën e neveritshme që ata krijuan në rajon dhe në botë kundër Serbisë dhe popullit serb, ne për asnjë moment nuk e mohuam krimin e tmerrshëm në Srebrenicë, por nuk ka patur gjenocid. Ne do të vazhdojmë të luftojmë pavarësisht se e dimë qartë se rezultati do të jetë i pafavorshëm për ne” – deklaroi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Natasha Kandiç për etiketimin “komb gjenocidal”, demaskon presidentët Vuçiç e Dodik

Askush nuk i ka quajtur gjermanët një komb gjenocidal, tha Natasha Kandiç, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Siç ajo shkruan në një postim në rrjetin social X, “nacionalistët ekstremistë nga Serbia dhe Republika Srpska, që janë në pushtet, dhe të ashqtuquajturit ‘Elitat akademike’ krijuan kete term dhe bindën shumicën e qytetarëve nga Republika Srpska dhe Serbia, se duke miratuar rezolutën për Srebernicën, ata do të shpalleshin një komb gjenocidal”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic dhe ministri i ardhshëm i Brendshëm, beson se vendet që propozojnë rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë duan të sfidojnë ekzistencën e Republikës Srpska dhe ta etiketojnë popullin serb si gjenocid.

Në paraqitjen e tij në televizionin Prva, ai vlerësoi se “është cinike që gjermanët dhe turqit të propozojnë një rezolutë për gjenocidin”, pasi sipas tij ata kanë kryer gjenocid ndaj serbëve.

Në një fjalim të përbashkët më 11 prill në Beograd , Aleksandër Vuçiç dhe Dodik përsëritën të njëjtin pretendim – se qëllimi i rezolutës është “ta shënojë popullin serb si gjenocid”.

Continue Reading

Kosova

Të festosh vdekjen, kombi nekrofil serb dhe ‘komplotet’ e Perëndimit

Serbët paraqiten ekskluzivisht si viktima, pa kritika ndaj politikave të Millosheviqit, krimet çetnike nuk përmenden askund: Çfarë historie po mësojnë fëmijët tanë tani?

“Një nga përfundimet më shkatërruese të një analize, është se nërbi, ideologjia e Sllobodan Milloshevicit dhe veprat e tij kanë mbetur të paprekura në pothuajse të gjitha tekstet shkollore” – keshtu ka vleresuar , historiania Dubravka Stojanoviç, profesoreshë në Fakultetin Filozofik

Ajo gjithashtu paralajmëroi se serbët po portretizohen gjithnjë e më shumë si një komb humbës, i rrethuar nga armiq, gjë që mund të jetë katastrofike për brezin e ri, të cilët e ndërtojnë idenë e tyre për botën rreth tyre bazuar në libra të tillë.

Në librin e saj “E kaluara po vjen”, ajo mblodhi gati 30 vjet kërkime mbi librat nga të cilët mësohej historia në shkollat ​​në Serbi, tekste shkollore nga luftërat ballkanike deri në ditët e sotme dhe analizohet se si ato i paraqesin luftërat ballkanike, Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore dhe luftërat e zhvilluara në vitet 1990, si dhe se si janë interpretuar ato ngjarje.

“Nuk ka asnjë distancim dhe asnjë kritikë ndaj politikës së Milloshevicit, asnjë përgjegjësi. Nga kjo  del qartë se rënia e ish diktatorit që përgjaku Ballkanin, nuk u shoqerua me rënien e ideologjisë së tij. Kjo shpjegon pse ne jemi ende duke luftuar, të bllokuar në të njëjtat pyetje për më shumë se 30 vjet. Nuk mund të gjejmë një rrugëdalje sepse nuk e kemi ndryshuar përgjigjen që u japim ketyre pyetjeve. Dhe as pyetje të reja, të ndryshme nuk kemi bërë” – theksoi historiania e njohur serbe.

Kur është fjala për problemin e Kosovës dhe bombardimet e NATO-s në vitin 1999, shumica e teksteve, tha Stojanoviç, mbështesin politikën e Milloshevicit me të gjitha forcat, dhe pa asnjë grimë pendese.

“Humbja e kontrollit mbi Kosovën tregohet si rezultat i një komploti të shteteve perëndimore. Nuk ka asnjë kontekst, nuk ka përgjegjësi të Milloshevicit për bombardimet. Ky eshtë manipulim dhe përzgjedhje e ngjarjeve, gjë që na largon nga fillimi i të jetuarit në botën reale dhe ndryshimi i politikës që na solli deri këtu” – potencoi Stojanović duke shtuar: – “Nëse që nga Luftërat Ballkanike janë himnizuar heronjtë dhe fitoret,  humbjet janë treguar vetëm si pjesë e historisë fitimtare, viktimat dhe disfatat kanë qenë në qendër dhe janë treguar në mënyra traumatike. Keto interpretime nuk po I lejojne serbet te dalin nga gjendja e kllapisë kolektive qe ka bllokuar shoqerine dhe e ka homogjenizuar atë. Një shoqëri e tillë bëhet narcisiste, sheh vetëm vetveten, humbet sensin e botës së jashtme, jeton në keqardhje për veten dhe është pasive. Nuk ka të bëjë me historinë dhe faktet tona reale, por me një interpretim nacionalist nekrofil dhe morbid. Feston vdekjen, jo jetën, një interpretim i tillë, në kundërshtim me shkencën historike, vërshon në tekstet e historisë serbe”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING