✦
Thinking ...
Connect with us

Kosova

Vetëvendosja e Albin Kurtit distancohet nga thirrjet për protestë në Tiranë, ja qendrimi i Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke u bërë thirrje institucioneve që të dëgjojnë dhe të trajtojnë kërkesat e studentëve dhe protestuesve. Në deklaratën e saj, Haxhiu theksoi se zhvillimet në Shqipëri janë shqetësuese edhe për Kosovën, ndërsa e cilësoi vendin fqinj si shtëpi për shqiptarët e Kosovës.

“Ajo që po ndodh atje na shqetëson të gjithëve sepse Shqipëria për ne është Shtëpi”, u shpreh Haxhiu, duke nënvizuar se Kuvendi, Presidenca dhe Qeveria kanë përgjegjësinë të shqyrtojnë kërkesat e protestuesve, qofshin ato të ngritura së fundmi apo të mbartura prej vitesh.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dënoi dhunën si nga ana e policisë, ashtu edhe nga protestuesit, duke kërkuar që situata të trajtohet me maturi dhe seriozitet. Sipas saj, arroganca në raport me protestuesit mund të nxisë përshkallëzimin e protestave, ndaj institucionet duhet të tregojnë gatishmëri për dialog dhe të shmangin përplasjet.

Haxhiu, e cila është edhe anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, sqaroi gjithashtu se partia e saj nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestat në Shqipëri. Ajo theksoi se Vetëvendosje nuk mund të mbahet përgjegjëse për vendimet individuale të mbështetësve të saj që mund të kenë marrë pjesë në tubime.

Advertisement