Aktualitet
Vetingu në polici, shkarkohet Theodhori Gravani
Vetingu në polici, shkarkohet Theodhori Gravani.
Aktualitet
E diel me diell, zbuloni parashikimin e motit për fundjavën
Dita e Diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Aktualitet
Politikanët thirren në SPAK/ Gazetari: Do vi dita që do e quajnë arritje burgun
Gazetari dhe specialisti i medias Erion Delvina ka ironizuar intervistën e kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ditën e djeshme në median pro-qeveritare deklaroi se ndërtesa e ish-UKT-së që SPAK ka është dhuruar nga Bashkia Tiranë. Ndërkohë që Delvina ka ironizuar këtë deklaratë, duke e quajtur të pafytyrë.
Postimi i Plotë:
Do te vije dita qe pafytyresia e ketyre politikaneve qe therret SPAK-u të paraqiten si Çeçoja ne zyre do te shkoje deri aty sa t’i nisin njoftimet keshtu:
“E pabesueshme miq! Wow! Kam nderin dhe njeheresh krenarine e vecante te ftohem personalisht nga z. Dumani ne lidhje me nje bisede te ngrohte dhe te frytshme per babezite e mia. Ne lidhje me to projekti Bi Ju Ar Xhi (B.U.R.G.) me ka akorduar edhe nje burse 7-vjeçare”.
Aktualitet
Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e gjyqtarit në Shkodër (Emri)
Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 pas mesnate në qytetin e Shkodrës.
Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit te një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në qytetin e Shkodres.
Mësohet se lënda plasëse është vendosur sipas burimeve policore në oborrin e baneses së gjyqtarit Tonin Sterkaj.
Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet.
Aktualitet
Shpërthen bombola e gazit në një banesë, raportohet për një të plagosur
Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në orën 18:11 në lagjen “Dergut” të Shkodrës.
Për pasojë pronarja e shtëpisë A.M është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit
Aktualitet
“Njollë e zezë për Shqipërinë”/ Lala: Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 skandaloze
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar investigimin e emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3 për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.
Lala theksoi se investigimi i medias italiane ishte një njollë e zezë për Shqipërinë. Sipas saj, investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Gazetarja shtoi më tej se ndërhyrja dhe telefonata e kryemistrit Edi Rama tek drejtuesit e RAI-t është skandaloze.
“Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e RAI3 është skandaloze. Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.
Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.
-
Pinknews12 hours ago
Trondit banori, shpreh hapur dëshirën për të bërë se*ks në ‘BBV’ (Video)
-
Pinknews18 hours ago
“O skizo, mbylle sqepin”/ Degradon debati mes Eglës dhe Erjolës (Video)
-
Aktualitet14 hours ago
“Njollë e zezë për Shqipërinë”/ Lala: Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 skandaloze
-
Pinknews22 hours ago
Xhelozi dhe dhunë, historia e moderatores shqiptare: Baba i një fëmijë, kush është ish-partneri i Erjola Doçit
-
Kronike13 hours ago
Përplasen kokë më kokë dy makina në Librazhd, një person i plagosur
-
Pinknews13 hours ago
Iva Tiço i jep fund beqarisë/ Publikohet fotoja me vellon e bardhë
-
Pinknews17 hours ago
Heidi dhe Romeo të përqafuar në shtrat/ Roza: Më pëlqejnë shumë!
-
Pinknews20 hours ago
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, publikon foto me ‘pullë të kuqe’