Connect with us

Shkrime

Vezët e arta të Gjermanisë dhe kërkesat qaramane të Kosovës

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, ka thënë se projekt-statuti për Bashkimin e Komunave Serbe i hartuar nga Bashkimi Evropian është i mirë dhe se është çështje e vullnetit politik në Kosovë nëse do të ketë progres për çështjen e formimit te asociacionit

Diplomati gjerman kujtoi se Marrëveshja Themelore dhe më pas Marrëveshja e Ohrit është pranuar dhe se BE-ja ka ndjekur planin e zbatimit të asaj marrëveshjeje.

“Hapi tjetër në atë marrëveshje zbatimi ishte të përparohej me draftin asociacionit, dhe tani për të bërë progres apo jo, është çështje vullneti politik” – theksoi emisari gjerman

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor u shpreh se shteti gjerman beson në të ardhmen e Kosovës, prandaj është edhe partneri më i rëndësishëm i vendit në aspektin ekonomik dhe politik.

Ai u shpreh se shumë investitorë po investojnë në Serbi, për çka bëri thirrje që Kosova duhet te lehtësojë kornizën për investime.

“Ta ndryshojmë këtë dhe të tregojmë që investitorët gjerman po investojnë në Kosovë dhe të ndërtojmë një treg të përbashkët rajonal në mënyrë që të ketë sukses kjo është ideja në të vërtetë në të cilën ne po angazhohemi dhe bashkë me këtë ide pra për të pasur një treg të përbashkët rajonal gjithmonë duke pasur parasysh standardet duke u afruar kështu hap pas hapi drejt BE-së“ – theksoi Sarrazin I cili gjithashtu nënvizoi se angazhimi i Gjermanisë në Kosovë është strategjik si në rrafshin politik, sigurisë dhe ekonomisë.

Emisari gjerman Manuel Zaracin, tha se ka kërkuar nga partnerët perendimore që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

“Është e gabuar të thuhet se Gjermania e braktisi Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ne kemi lobuar dhe u kemi thënë partnerëve tanë që ta mbështesin Kosoven sepse kjo gje do të ndikojë në dialog. Për ne është e qartë dhe e rendesishme se duhet të shmangim dështimin e votimit”,- deklaroi Saracin dhe shtoi se mes Gjermanisë dhe Francës ka shumë çështje ne tryezen e diskutimeve dhe se nuk është vetëm Kosova.

“Nuk mund të presësh që Gjermania të bëjë punën diplomatike te Kosoves. Eshte vet Kosova qe duhet ta bëjë këtë”- theksoi emisari Sarrazin

Ne lidhje me sa me siper, Donika Emini, njohëse e çështjeve të sigurisë, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës i është lënë Gjermanisë dhe Francës që në çfarëdo mënyre të bindin vendet e tjera.

Ajo shtoi gjithashtu se është shqetësuese që Kosova nuk mund të llogarisë ndihmë në vendet mike dhe partnerë strategjikë.

Kurse Sarrazin ka shtuar se Kosova nuk duhet të ankohet nëse humbet vrullin.

“Kthimi i tokës në Manastirin e Visoki Deçanit ka përfunduar me vonesë. Bëni gjërat në kohë për të ndryshuar situatën” – theksoi Manuel Sarrazin

Advertisement