Connect with us

Kosova

VIDEO/ Dhuna në veri, Kurti ju përgjigjet kritikëve: Demokracia nuk…

Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, ju është përgjigjur kritikave të ndërkombëtareve, lidhur me situatën në veri të vendit.

Me anë të një videomesazhi, Kurti theksoi se demokracia nuk mund të pezullohet e as nuk mund të mbahet peng.

Gjithashtu ai thekson se kryetarët e zgjedhur me votë në komunat në veri, kanë mbeshtetjen e plotë të qeverisë së drejtuar prej tij.


Postimi:

Të dashur qytetarë,

Kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, ata kanë mbështetjen tonë të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.

Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim.

Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore.

E dje, na u dëshmua përfundimisht dhe të gjithëve, se kë kemi përballë: grupe të së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe, e që lartësojnë simbole nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi me katër S-ja dhe Z-ja e agresionit rus në Ukrainë. 

Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti.  

Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq. 

Unë e di të dashur qytetarë që në grumbullimet dje dhe sot ka pasur edhe protestues paqësor. Por protestat dje e sot nuk ishin paqësore. Një protestë që sulmon policinë e cila e ruan rendin dhe zbaton ligjin, pjesëtarët e KFOR-it që e ruajnë qetësinë dhe stabilitetin, dhe gazetarët të cilët raportojnë mbi ngjarjet nga terreni, nuk janë protestë për komunën, por për pushtet. Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve. Jo me dhunë dhe krim.

Policia jonë dhe KFOR-i atje janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore.

Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta.

Dhjetëra të lënduarve ju dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Falënderoj kryetarët e komunave që përkundër vështirësive kanë shfaqur vullnetin e sinqertë për t’u shërbyer qytetarëve i cili dëshmohet edhe në këto situata. Falënderoj policët e Kosovës, që përkundër tensioneve dhe sulmeve, kanë kryer detyrat e tyre me profesionalizmin më të lartë. Falënderoj pjesëtarët e KFOR-it që përkundër synimeve të huaja për destablizim, po ruajnë paqen dhe sigurinë. Falënderoj gazetarët dhe mediat që përkundër rreziqeve dhe pasigurisë, na sollën me zë dhe figurë fytyrën e vërtetë të protestave të milicëve të dhunshëm. Dhe falënderoj veçanërisht qytetarët e Republikës për mirëbesimin dhe mbështetjen.

Kosova

Hakerët godasin faqet e institucioneve/ Gërvalla: Rusia ka sulmuar Kosovën në mënyrë hibride

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social “X”, tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës ka ardhur pas njoftimit të Kosovës se do të mbështesë me pajisje ushtarake Ukrainën

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar Gërvalla

Hakerët rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, shënjestër e sulmeve kanë qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë.

Continue Reading

Kosova

Diplomati holandez kritikon diplomacinë agresive të Serbisë kundër Kosovës

Gati një muaj më parë, Asambleja Parlamentare votoi në favor të raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Tani shteti më i ri në Evropë po kërkon mbështetjen ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Por për ta arritur qëllimin final, Kosovës po i kërkohet që të bëjë hapa konkret drejt formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Prandaj, ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës ta dërgojë draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

“Ende nuk është zgjidhur problemi me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Aplikacioni i Kosovës tani do të kalojë te Këshilli i Ministrave dhe duhet të ketë shumicë të mirë edhe në Këshillin e Evropës, që të votojnë në favor të aplikimit të Kosovës. Do të ishte e rëndësishme nëse Qeveria dërgon draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sepse të gjithë pajtohemi që Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Pra, i mbetet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vendos për këtë. Mendoj që Perëndimi po kërkon një zgjidhje” – deklaroi Feith

Diplomati holandez gjithashtu ka kritikuar qasjen e Serbisë në raport me Kosovën dhe sipas tij, Beogradi nuk po shfaq shenja të gatishmërisë që Kosova të jetë pjesë e anëtare e organizatave ndërkombëtare.

“Kjo është shumë e padrejtë, dhe nuk ndihmon fare në krijimin e një atmosfere politike drejt pajtimit dhe lëvizjes para drejt normalizimit” – ka shprehur shqetesimin e tij diplomati.

Në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. Me gjuhë viktimizuese Lavrov ai deklaroi se ministrat do të marrin vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Për disa ditë, javë, edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të vendosë për këtë çështje dhe nuk ka dyshim se do të marrin të njëjtin vendim. Aktivitetet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Këshillin e Evropës tashmë po e arsyetojnë me faktin se në Kosovë ka progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, në krijimin e një sistemi gjyqësor efikas. Por të gjithë e dinë se Kosova është një territor i paligjësisë”- tha ministri i jashtëm rus.

Continue Reading

Kosova

Rama-Kurti, beteja për influence rajonale, ‘Politico’ për dy blloqet e shqiptarëve në RMV

Në një artikull të prestigjozes “Politico” mbi ciklin e ri elektoral në Maqedoninë e Veriut, një pjesë i kushtohet edhe ndarjes së partive shqiptare, ku prezenca e dy blloqeve politike në zgjedhjet parlamentare që mbahen më 8 maj 2024, vlerësohet të jetë njëfarë zgjerimi i rivalitetit midis liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në përpjekje për rritje të influencës rajonale.

Dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë koalicioni Fronti Evropian dhe koalicioni VLEN. Përderisa koalicioni i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) gëzon mbështetjen e heshtur të kryeministrit të Shqipërisë, koalicioni VLEN mbështetet hapur nga kryeministri i Kosovës, këshillitari i të cilit garon në zgjedhjet e së mërkurës.

“Prezenca e dy blloqeve shqiptare shihet shpesh sikur një zonë për influencë më të madhe rajonale mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Ky i fundit ka treguar mbështetje të fortë për bllokun anti-BDI”, shkruan “Politico” duke i bërë jehonë faktorit shqiptar në proceset politike nëpër të cilat është duke kaluar ky vend.

Ndryshe, sondazhet e nxjerrin VMRO-në fituese të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa parapëlqen të marrë në qeverisje koalicionin VLEN, ndonëse brenda kampit shqiptar, fitues pritet të jetë koalicioni Fronti Evropian – në pushtet për 20 vjet. E votat e shqiptarëve mund të luajnë rol kyç edhe në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që mbahet në të njëjtën ditë.

Megjithatë, shkrirja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) përtej kufijve shtetëror, përkatësisht në trupin elektoral të Maqedonisë së Veriut, sipas analistëve politikë, përveç përmbushjes së ambicieve personale të kryeministrit kosovar, do të krijojë edhe një precedent të rrezikshëm në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në këtë rajon të rrethuar nga armiqësitë etnike.

 

Continue Reading

Kosova

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i djalit të mitur që u mbyt me nënën dhe motrat

LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i djalit të mitur në Shkodër

Lajmi ne perditesim…

Trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar që është vetëmbytur së bashku me nënën Alma Arrazi dhe 2 motrat e tij është gjetur mëngjesin e sotëm. Mësohet se trupi i djalit të mitur është gjetur nga polumbarët në lumin Buna. Ndërkohë që deri më tani janë gjetur dhe trupat e dy vajzave të tjera 8 dhe 9 vjeçe.

Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

Continue Reading

Kosova

Hill është Amerika, por Amerika nuk është Christopher Hill

Pozicioni dhe fusha e veprimit të një ambasadori përcaktohet nga Konventa e Vjenës. Ai përfaqëson kornizën formale të kryerjes së punës, por ajo informale është shumë më domethënëse.
Gjatë pritjes së temave dhe përmbajtjeve të ndryshme, ambasadorët dhe zyrtarë të tjerë sugjerojnë ndikim apo dërgojnë mesazhe përmes tregimeve, metaforave, gjesteve, stilit të veshjes, ngjyrave dhe shumë sjelljeve të ndryshme. Qëllimi është, natyrisht, gjithmonë i njëjtë dhe ka të bëjë me përfaqësimin e interesave të vendit të vet.

Nëse kjo zbatohet për pozitën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk mund të shmanget fakti që ai përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara. Por ky pretendim po manipulohet përtej kufijve të asaj që është e pranueshme, sepse idetë e tij nuk janë domosdoshmërisht në kundërshtim me qëndrimet e Serbisë.
Serbi mesatar sigurisht që do të pyeste veten se si është e mundur kjo, pasi Amerika është qenia me bisht dhe me brirë e kësaj bote. E gjithë kjo, natyrisht, është vetëm fryt i propagandës së atyre që duan që Amerika të duket si kampione e ferrit, sepse në realitet situata faktike është dukshëm e ndryshme.

“Para së gjithash, për të kuptuar sjelljen e ambasadorit Hill, duhet kuptuar se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Fatkeqësisht, një përqindje shumë e vogël e popullsisë mund të mburret me njohuri të tilla dhe, me keqardhje të dyfishtë, ka një numër edhe më të vogël të opinionistëve që depërtojnë thelbësisht në ato marrëdhënie.  Këtu lind detyra e ndritur njerëzore dhe njëkohësisht rezulton detyrë e diplomatëve që këto procese t’i afrojnë sa më shumë me qytetarët, brenda kufijve të lejuar, në mënyrë që situata të mos jetë keqlexuar.

Duke e lënë, konkretisht, popullsinë e Serbisë në një errësirë të tillë, çdo i dërguar i huaj rrezikon ta vendosë në një pozitë të palakmueshme reputacionin e vendit të tij” – keshtu shkruan media serbe Danas duke shtuar se prej diplomateve të ndryshë, në kohë të ndryshme ka patur interesa konfliktuale, veç diplomatike.

Askush nuk mund ta mohojë se Amerika gjatë mandatit të tij u tregua shumë më e dëgjuar për çështjen serbe sesa në dy dekadat e mëparshme. Disa nga gjestet e tij ishin vërtet dashamirëse ndaj Serbisë, sado që kishte përpjekje për t’u mësuar atyre një lloj komploti të keq.

“Me veprimet e tij, Christopher Hill u distancua nga doktrina politike e Madeleine Albright dhe Richard Holbrooke. Nuk është shumë keq të thuhet se kjo përfaqëson një mençuri të jashtëzakonshme nëse merret parasysh thënia e Bismarkut për nevojën për të ndier lëvizjen e Zotit nëpër histori dhe për të njohur kuptimin e ecjes dhe veshjes së tij ndërsa ai kalon me nxitim dhe zhduket nga skena” – shkruhet ne median serbe duke shtruar pyetjen:
Do të ndihmojë kjo për të kuptuar se Christopher Hill nuk është e gjithë Amerika?

Në këtë linjë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ai përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara dhe monedhës me të cilën paguhet. Gjithsesi qumështi i derdhur nuk vlen për keqardhje, ndaj publiku serb duhet të jetë i vetëdijshëm me faktin se ambasadori Christopher Hill po e bën punën e tij edhe në mënyrën që ai e konsideron më të mirën. Ai mund të bëjë gabime, si kushdo që bën, por kjo nuk pasqyron pamjen më të gjerë të marrëdhënieve serbo-amerikane. Është e rëndësishme të kuptohet se nuk duhet të jesh alergjik ndaj lojtarit, por ndaj lojës” – thuhet në shënimin redaksional ku theksohet: – Serbia eshte e dënuar të endet përgjithmonë nëpër labirintet e historisë, duke kërkuar një rrugëdalje në të kaluarën, në vend të së ardhmes.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING