Connect with us

Aktualitet

VIDEO e restorantit në jug trazon rrjetin/ Kush shkoi në Gllavë për drekë me helikopterin e Ushtrisë?

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga restoranti “Vila Sofia” në Gllavë, ka ngjallur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe së fundmi rezulton se është fshirë, për të mos lënë gjurmë. Mirëpo, në internet asgjë nuk fshihet përgjithmonë.

Kanë qenë të shumtë komentuesit që janë irrituar nga pamjet dhe restoranti duke parë polemikat, ka vendosur menjëherë të zhdukë pamjet nga rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse helikopteri i Ushtrisë Shqiptare ka qenë vërtet për të shoqëruar personat që kanë ngrënë drekë në Gllavë dhe është kthyer sërish në Tiranë, apo postimi i “Vila Sofia” ka qenë thjesht për ngacmim.

Megjithatë, fakti që tashmë pamjet janë hequr nga llogaria e restorantit në rrjetet sociale, menjëherë pas polemikave, lë të kuptohet se në të gjithë këtë situatë ka edhe diçka të vërtetë.

Advertisement