Connect with us

Kronike

Vijon saga “Aleksandër Sadikaj”? Plagoset sërish në Greqi Adriatik Kalemi

51 vjeçari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi nga Memaliaj, i ka shpëtuar sërish vdekjes pasi është plagosur në burgun e sigurisë së lartë “Koridhalos” në Athinë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur midis datave 14 dhe 15 dhjetor, kur Kalemi është goditur me thikë nga një i burgosur 28 vjeçar egjiptian, i cili dyshohet se është paguar për këtë. Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28 vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup. Këtij të fundit, gardianët i kanë sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë. Mësohet se ngjarja është shënuar vetëm pak ditë para se Kalemi të lirohej nga burgu dhe nuk dihet nëse autori ka pritur pikërisht këtë çast. Megjithatë burime jo zyrtare konfirmojnë se pas daljes nga spitali, Kalemi është shoqëruar për në kufirin greko-shqiptar nga policia pasi e ka përfunduar dënimin dhe për këtë arsye është riatdhesuar. Biznesmeni nga Memaliaj Andrea alias Adriatik Kalemi, i shpëtoi një atentati në 9 gusht të këtij viti në ishullin Paxos të Greqisë, teksa pushonte me familjen. Autori, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se mbërriti në ishull me jet-ski, hapi zjarr ndaj Kalemit duke e lënë të plagosur rëndë. Në vendngjarje policia greke gjeti 14 gëzhoja. Ai u transportua me skaf në limanin Arila në Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës ku mori ndihmën e parë. Policia greke e arrestoi Kalemin pasi zbuloi se ai kërkohej nga policia për një çështje të vjetër dhe e transferoi atë në burgun e Koridhalos pas kaloi rrezikun për jetën dhe u rehabilitua plotësisht. Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt nga Memaliaj, i ekzekutuar në një atentat me eksploziv në Sauk të Tiranës në qershor 2022. Në 16 dhjetor 2022 në Tiranë u ekzekutua biznesmeni nga Fieri me banim në Sarandë, Edmond Papa. Për vrasjen e tij është arrestuar shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, 30 vjeç ndërsa në kërkim është shoku tjetër i tij, Andrew Bode, 44 vjeç, i cili është edhe personi që ekzekutoi Papën. Në dosjen e ngjarjes përmendet edhe emri i Andrea Kalemit. Saga e hakmarrjes ka nisur pas dyshimeve të familjes së Aleksandër Sadikajt se pas vrasjes së këtij të fundit, qëndron Edmond Papa. Edhe atentati në Paxous ndaj Andrea Kalemit, dyshohet të ketë lidhje me këtë zinxhir ngjarjesh, ndërkohë qe mbeten ende të paqarta shkaqet e plagosjes së fundit të tij. Kalemi dhe Sadikaj mësohet se kanë pasur miqësi me Edmond Papën e familjarë të tij, nisur që nga fakti që Hotelin “Blue Sky” në Sarandë, Edmond Papa e kishte blerë nga Andrea Kalemi, i cili e zotëronte nën emrin “Zatik”. Miqësia vazhdoi më pas edhe me të riun Sadikaj, i cili më pas u ekzekutua për shkaqe që dyshohet të lidhen me larjen e hesapeve mes ish-miqve. 51 vjecari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, në vitin 2001 rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001. Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 shtetas të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital. Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi rezulton edhe biznesmen në Memaliaj, bashkëpronar i kompanisë “Shza Kalemi” sh.p.k me adresë në Memaliaj dhe objekt “Në fushën e tregëtisë, import, eksport, tregti me shumicë dhe pakicë e mallrave industriale, ushqimore, bujqësore e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregëtim i materialeve të ndërtimit, inerte, rërë, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, të lëndës drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qera të pasurive të patundshme, agjenci transporti të udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete të ndërtimit. Pastrim të sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim të qytetit”. Kalemi rezulton pronar edhe i Bujtina “Vjosa” në Memaliaj dhe i lokal “Las Palmas” në Tiranë. Firma e Andrea Kalemit rezulton përfituese tenderash nga Bashkia Memaliaj.

Kronike

Shqiptari tenton të pë*dhunojë 53-vjeçaren/ Zbardhet dëshmia: Më mori me forcë, më grisi rrobat

Një 53-vjeçare ka përjetuar momente terrori kur është sulmuar nga pronari i një apartamenti në Petralonë, i cili tentoi ta përdhunonte.

Sipas protothema.gr, gruaja duke shkoi për të punuar në banesën e burrit me origjinë nga Shqipëria. Ky i fundit sulmoi 53-vjeçaren, i grisi rrobat, e rrahu dhe tentoi ta përdhunonte.

“Më mori me forcë, më grisi rrobat. Tentoi që të më përdhunonte. Ishte i dehur. Unë kisha forcë dhe rezistova”, ka treguar 53-vjeçari për Star.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Nicës.

“E kam kapur dhe dola nga shtëpia. Më pas erdhi ambulanca dhe më çoi në spital. Shkova për të pastruar shtëpinë dhe për pak rashë viktimë e përdhunimit”, shtoi ajo.

 

Continue Reading

Kronike

Romancë me vrasësin famëkeq shqiptar? Modelja e njohur del në dosjen e SPAK

Nuk është hera e parë që emrat e vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar të dalin në dosje hetimore që lidhen me personazhe krimi të shumëkërkuar nga autoritetet. Këtë herë në “kurthin” e SPAK duket se ka rënë modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi.

Kjo për shkak se bukuroshja shqiptare e cila vitet e fundit ka jetuar mes Amerikës dhe Shqipërisë është përfolur për lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, megjithëse nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht.

 

 

Megjithatë u desh një megaoperacion i Prokurorisë së Posaçme Anikorrupsion që e vërteta të dilte. Në dosjen hetimore thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

 

 

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka  kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Pjesë nga dosja:

81 I. Me date 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi qe te shkoj ne Eestern Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini ne Nee York. Ne vazhdimesi Leonardi i shkruan qe parate t’i nise ne emrin e Klevin Halili. Drianto i dergon fotografi te dergeses qe ka kryer, ku dallohet emri i derguesit Drianto Bardhi dhe prites shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar qe kjo shtetase me date 10.02.2019 ka udhëtuar bashke me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar ne piken e kalimit kufitar Morine.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua ne burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik ne lidhje me faktin qe kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka.

Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi përfundon në spital

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

U përmendën në përgjimet e Sky – ECC, këta janë dy efektivët e përjashtuar nga Policia e Shtetit (FOTO)

Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy efektivët Henerigert Mitri e Klodian Shahini të cilët u përjashtuan nga strukturat e Policisë pasi rezultojnë se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.

Burime bëjnë me dije se dy efektivët kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në lezhë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojrave të fatit. Gjithashtu mësohet se dy zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputetit Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit.

Veprimtaria e tyre është zbuluar nga zbardhja e komunikeve në Sky ECC, nga operacioni i SPAK në kuadër të së cilit u lëshuan 50 urdhër arreste. Ndaj dy efektivëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Continue Reading

Kronike

Hakmarrja e Martinajt pasi i eliminuan shokun, ofron 600 mijë euro për vrasjen e 2 ushtarëve të Leonard Dukës

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Për këtë vrasje Martinaj ishte i vendosur të merrte hak dhe kërkonte me çdo kusht eliminimin e Leonard Dukës dhe rrethit të tij të ngushtë, Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Për këtë ai ofroi shuma të mëdha eurosh deri në 400 mijë euro por vrasjet nuk u realizuan.Ndërkohë SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Martinajn dhe Dukën, ky i fundit i arrestuar në Belgjikë në shkurt 2023. Sipas informacioneve jo zyrtare ka qenë zbërthimi i bisedave në Sky ECC që kanë zbuluar gjithë skemën

Bashkëpunëtorët e Martinajt!

Sipas zbardhjes së përgjimeve Ervis Martinaj bashkëpunoi me Gjergji Cukalin i njohur ndryshe edhe si i forti i Myslym Shyrit, Denis Meta, Erigers Mihasi, Kristos Teta (djali i tezes së Martinajt) me qëllim realizimin e vrasjes se Elvis Gacaj, Leonard Duka dhe Altin Gega, në 2020

Tentativa për vrasjen e Leonard Dukës

Gjergji Cukali ka pasur rolin e organizuesit, vëzhguesit dhe ekzekutorit të Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Djali I tezez i Martinajt, Teta angazhon një grua që të krijojë njohje me Dukën dhe më pas ajo të informojë për të gjitha lëvizjes dhe vendet që frekuentohen.

Gruaja informon Kriston se do të takoheshin më 16 gusht 2020 afër zonës së Selvisë. Erigers Mihasi dhe persona të tjerë pozicionohen me automjet dhe armatim në zonën e Lokal “Oslo” në pritje të takimit te Dukës me femrën. Takimi nuk realizohet por realizohet më 20 gusht 2020. Vajza informon Tetën se do të takoheshin për darkë me Dukën dhe shokun e tij tek restorant M…. P… në Linzë. Gruaja njoftonte detajet e mbrëmjes. Në këtë takim dyshohet se ka qenë dhe Leonard Duka, Erlis Duka dhe personi me emrin Leksi ose vellai i tij. Femra e angazhuar nga Kristos Teta e ka informuar këtë te fundit per detaje te darkes, personat pjesmarres ne takim dhe automjetet qe keta persona kane perdorur. Kristos Teta pasi ka njoftuar Martinajn ky I fundit ka shprehur dëshire te jete vete aty qe te qelloje mbi to.

150 – 200 mijë euro për vrasjen e krahut të djathtë të Dukës, Elvis Gacaj

Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka ndodhej në burg se ishte i dyshuar për vrasjen e Santagio Malkos. Ish-bosi i lojërave të fatit Martinaj, sipas informacioneve jo zyrtare ka pasur rolin e porositësit, financuesit, sigurimit të armëve dhe automjeteve për vrasjen e këtyre shtetasve duke kontraktuar Gjergji Cukalin dhe lidhjet e tij. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e krahut të tij të djathtë Santiago Malko me datë 27.08.2019 në Tiranë.

Për të kryer vrasjen e Elvis Gacajt, Martinaj kontakton Gjergj Cukalin kundrejt pagesës 150 – 200 mijë euro. Vrasja do të bëhej ditën kur Gacaj do të lirohej nga burgu i Rrogozhinës, sapo të dilte nga burgu. Për këtë Martinaj i kishte siguruar të gjitha armët, makinën me të cilën do të realizonte vrasjen.

Më 30 gusht 2020 Ervis Martinaj Gjergji Cukali, Erigers Mihasi dhe persona te tjere ende te pa identifikuar kryen veprime konkrete me qëllim vrasjen e Elvis Gacaj në momentin që do te dilte nga burgu i Rrogozhines por vrasja e këtij të fundit nuk është realizuar për shkak se ne momentin që Elvis Gacaj ka dale nga burgu dhe kur është futur në automjetin e tij ka qenë në prezence të vajzës së tij. Personat e organizuar per vrasjen nuk kane deshiruar demtimin e femijes dhe per kete arsyeje nuk e kane realizuar vrasjen e tij ne ato momente.

400 mijë euro për të vrarë Altin Gegën

Nga përgjimet e Sky Ecc rezulton se Ervis Martinaj kishte informacione se Altin Gega ishte lidhje e ngushte shoqerore e Leonard Dukës dhe dyshon qe ai e suporton kete te fundit duke kryer veprime me qëllim dëmtimin e tij dhe lidhjeve te tij, orandaj për të vrarë Altin Gegën Martinaj kontrakton sërish Gjergji Cukalin kundrejt pagesës 300 – 400 mijë euro.

Nga përgjimet rezulton se Cukali është angazhuar për të siguruar informacione për Gegën, të dashurën e tij banesën ku ajo banon dhe automjetin që ajo përdor

Njëkohësisht Martinaj me qëllim vrasjen e Gegës angazhon dhe Denis Metën duke iu afruar më shumë se 200 mijë euro për realizimin e vrasjes. Meta e informonte për vendndodhjen e Gegës, Erlis Duka dhe Leonard Duka dhe i ka ofruar shtetasit Ervis Martinaj, djalin e dajes se tij per te kryer vrasjen e shtetasit Altin Gega pa pagesë. Ervis Martinaj i ka premtuar qe nese djali i dajes se tij e kryen vrasjen e shtetasit Altin Gega ai do t’i dhuroje nje apartament te mobiluar ne qender te Tiranes dhe ta mbaje afer.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING