Aktualitet
Viktima me plagë në kokë/ Policia: 78-vjeçari mund të ketë rrëshqitur në banesë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 78-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij.
Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se viktima ka një dëmtim në kokë ndërsa nuk përjashtohet as pista e një ngjarje aksidentale që viktima mundet të jetë rrëzuar dhe goditur kokën duke i sjellë vdekjen.
Megjithatë, policia është duke hetuar në dy pista, atë të vrasjes dhe pistën e vdekjes aksidentale.