Connect with us

Sport

Viktima Muller/ Grabitësit nuk iu ndahen lojtarëve ‘big’

Grabitësit nuk po iu ndahen lojtarëve të mëdhenj, teksa ditën e sotme raportohet nga “Bild” se lojtari i Bayern Munich ka qenë “viktima” e radhës.

Teksa luhej ndeshja mes bavarezve dhe Barcelonës në “Allianz Arena”, grabitësit kanë vjedhur shtëpinë e Thomas Muller, i cili me të marrë vesh se çfarë kishte ndodhur është larguar menjëherë nga stadiumi.

Sipas burimit në fjalë grabitësit kanë arritur të marrin gjëra me vlerë të cilat kapin shifrën e 100 mijë eurove.

Të tjerë lojtarë që kanë rënë pre e grabitjeve janë dhe Angel Di Maria, Marquinhos gjithmonë kur ata ishin në fushë. Mes viktimave, në Premier League ishte portieri i Evertonit, Robin Olsen, ndërsa në Spanjë grabitësit dhunuan Aubameyangun, si dhe kishin vënë në shënjestër Carlo Ancelottin.

 

 

Advertisement