Connect with us

Kronike

Viktima njihej me nofkën “Bushi”, emër i njohur për policinë që para viteve 2000

Isuf Jacaj mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Sarandës, pas një shpërthimi me tritol në makinën e tij. 58-vjeçari ishte emër i njohur për policinë si person me precedentë penalë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol.

Jacaj njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi” dhe kishte një të kaluar të ngarkuar penale. 58-vjeçari ishte emëri njohur për policinë që para viteve 2000. Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë.

Gjithashtu në korrik të vitit 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri. Ndërsa në vitet e fundit “Bushi” merrej me sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.

Teksa policia po heton shkaqet e plota të atentatit, një nga pistat kryesore që po hetohet tani është ajo e hakmarrjes. Kjo vjen, pasi më 17 korrikut 2025 djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale.

Konkretisht në atë ngjarje, Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri dy persona, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Vetëm pak ditë pas asaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi lëndë plasëse në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe arrestim e  autorëve.

“Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor,” njoftoi policia mbrëmë

Advertisement