Connect with us

Aktualitet

Vizita dhe ekzaminime falas, Tamara stacioni i rradhës për “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK”

Pas një sërë turesh në mbarë Shqipërinë, Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck”, nismë e Grupit më të madh të sigurimeve “SIGAL UNIQA”, do të stacionohet më 29 dhe 30 shtator në Tamarë, në rrethin e Malësisë së Madhe, si një mundësi e artë dhe që duhet shfrytëzuar nga banorët e kësaj zone. Nën moton “Më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë”, Klinika dhe mjekët e saj specialistë do të kryejnë vizita dhe kontrolle mjekësore pa pagesë për këdo që dëshiron të dijë gjëndjen e tij shëndetësore, pa patur nevojë të lerë takim paraprakisht.

POR ÇFARË SHËRBIMESH OFRON “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK”?

  1. Matje peshe, gjatësi, BMI- indeksi i masës trupore
  2. Ekzaminim i pergjitheshem
  3. Konsultë e përgjithshme
  4. Matje Tension arterial, Oksigjeni në gjak, frekuencë e ritmit të zemrës
  5. Matje e glicemisë (sheqerit)
  6. EKG-elektrokardiograma dhe interpretim
  7. Spirometri – kapacitetit vital Ii mushkërive dhe interpretim
  8. ECHO abdominale,
  9. ECHO e tiroideve
  10. ECHO gjiri

Kjo mundësi nuk duhet humbur ndaj themeluesi i SIGAL UNIQA Group Austria z.Avni Ponari, fton qytetarët e kësaj zone ta shfrytëzojnë.

Më mirë një kontroll gjatë vitit, se sa ta kurosh një sëmundje atëherë kur ajo vjen. Me këtë organizim SIGAL UNIQA Group Austria përpiqet që të përcjellë mesazhin që çdo njeri të jetë i kujdesshëm për shëndetin e tij sepse kur sëmundjet shfaqen kurimi i tyre bëhet më i vështirë. Ky është edhe misioni i “Klinikës Lëvizëse”.

Ndaj ftojmë qytetarët e kësaj zone që më datë 29 dhe 30 shtator të shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri”, shprehet Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon fton banorët e njësisë administrative të Kelmendit të përfitojnë nga kjo vizitë e klinikës lëvizëse për të parë gjendjen e tyre shëndetësore por edhe për t’iu bashkuar familjes mbi 1.2 milion anëtarëse të Grupit “SIGAL UNIQA”.

Ju mirëpresim!

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

 

Aktualitet

Ngjarja shokuese në Durrës/ U mor peng nga babai, 6-vjeçari tregon momentet e tmerrit

Dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.

6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.

Continue Reading

Aktualitet

“Policia më tha hajde merr fëmijët…”/ Nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente

Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.

“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.

Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.

Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.

Continue Reading

Aktualitet

Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit

Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.

Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.

  • foto galeri

Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.

 

Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.

  • foto galeri
Continue Reading
Advertisement

TRENDING