Connect with us

Aktualitet

Vodhi Audi Q5 dhe hesht para policisë, ambasada italiane vihet në lëvizje

Italiani 35-vjeçar Angelo Esposito ka refuzuar të japë deklarime për policinë, pas arrestimit për vjedhjen e makinës “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë. Burime thonë se i riu ka refuzuar të japë edhe gjeneralitetet e emrit, ndërsa me vete nuk i është gjetur asnjë dokument.

Policia është lidhur me ambasadën italiane në Tiranë për të marrë më tepër informacion për aktivitetin e tij në Shqipëri. Deri në këtë fazë mbetet i paqartë shkaku i hyrjes së tij brenda vendit tonë dhe koha, ndërsa pritet përgjigje e ambasadës për të sqaruar rrethanat e plota

Advertisement