Connect with us

Kosova

Vjell vrer për Kosovën/ Zakharova lëshon helm

Marija Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, veçanërisht RT dhe Sputnik, nëse Beogradi mund të parandalonte disi emigrimin masiv të serbëve gjatë tetë viteve të fundit, pasi sipas disa të dhënave, rreth 45.000 serbë janë larguar nga Kosova, tha se arsyeja e dëbimit të serëve, nuk ka qënë politike, por etnike, për shkak të nacionalitetit.

“Në bazë të filozofisë politike dhe mentalitetit të regjimeve perëndimore, është besimi i tyre se njerëzit nuk janë të barabartë” – tha Zakharova.

Ajo theksoi se spastrimi etnik mund të bëhet në mënyra të ndryshme – përmes vrasjeve, dënimeve masive etj dhe theksoi se “çdo gjë në Kosovë bëhet me lejen e Perëndimit”.

“Jo vetëm SHBA…lojtari më aktiv ka qenë gjithmonë Gjermania dhe Britania, gjithçka bëhet me duart e tyre. Zyrtarët politikë të Prishtinës nuk janë separatistë, por janë luftëtarë me duar të përgjakur dhe përmes tyre përpiqen të ndikojnë në rajon dhe në vendimet e marra nga Beogradi”- tha Zakharova.

Sipas fjalëve të saj, “duhet pranuar se Serbia, populli dhe politikanët po luftojnë në kushtet më të vështira”

Siç tha Zaharova, situata do të ishte edhe më e vështirë nëse Beogradi nuk do të këmbëngulte në qëndrimin e “mbrojtjes së interesave kombëtare të Serbisë”.

“Nuk dua të gjykoj nëse Beogradi mund të kishte bërë diçka ndryshe, por shoh se Serbia kundërshton çdo gjë negative, lufton për interesat dhe kulturën e saj” – Marija Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse

Advertisement