Bota
VOA: A po e ndërron Perëndimi qasjen ndaj Serbisë
Zëri i Amerikës i ka kushtuar një artikull qasjes së ndryshuar perëndimore në raport me Serbinë, në dritën e kërkesës së afro 56 parlamentarëve amerikano-evropian për ri-ndryshim të qasjes ndaj Beogradit, përkatësisht në proporcionalitet, e në veçanti në dritë të ngjarjeve në Kosovë, ku kërkohet mosndëshkueshmëria e Prishtinës për shtrirjen e saj legjitime të sundimit të ligjit.
Për Richard Kraemer, bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme të SHBA-së, mbulimi që media botërore i bëri letrës mbështetëse ndaj Kosovës nuk është befasi. Këto shfaqje modeste të pakënaqësisë me Beogradin tregojnë se disa liderë perëndimorë janë të ngopur me shakatë manipuluese të presidentit serb Aleksandër Vuçiç
Ndërkaq, Bodo Weber, analisti politik në Berlin, thotë se nuk duket gjëkundi ndonjë dëshmi që Perëndimi po ndërron kurs ndaj Serbisë ose presidentit të saj.
VOA citon edhe intervistën e fundit të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili deklaroi – “Ne peshojmë interesin tone në politikën strategjike dhe vazhdojmë me të me idenë se kjo është gjëja e duhur për të bërë”.
Johanna Deimel, eksperte gjermane për Ballkanin, vuri në dukje raportet e publikuara, bazuar në një dokument të zbuluar të inteligjencës amerikane, se Serbia ka pranuar në heshtje t’i sigurojë armë Ukrainës për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.
Perëndimi “është përkulur mbrapsht në përpjekje për të joshur Beogradin me tufën e karotave transatlantike, ndërsa shikon nga anash statusin e përfaqësuesit të Serbisë përballë agjendës ballkanike të Kremlinit,” – tha Richard Kraemer.
Në lidhje me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, Johanna Deimel, është mëse skeptike; përkatësisht me Marrëveshjen e panënshkruar të Ohrit.