Connect with us

Aktualitet

VOA: Shqetësime mbi rritjen e dhunës online mes të miturve në Shqipëri

Në Shqipëri po përhapet me shpejtësi na radhët e të miturve një prej formave të dhunës që quhet bullizmi kibernetik. Përfaqësues të stafeve mësimore dhe vetë të miturit thonë për Zërin e Amerikës se kjo dhunë e ka zanafillën në rrjetet sociale e cila në mjaft raste përshkallëzohet deri në konflikte fizike në mjediset shkollore.  Autoritetet kanë shtuar përpjekjet për parandalimin dhe minimizimin e pasojave ndërsa drejtues të Ministrisë së Brendshme thanë se po punojnë për plotësimin e boshllëqeve ligjore në varësi të zhvillimeve teknologjike.

Në Shqipëri dhuna online, me të gjithë elementët e saj mes të miturve, po shkakton një shkallë të gjerë shqetësimi, në strukturat arsimore, policore dhe në komunitetin e prindërve. Ekzistenca e mjaft platformave sociale, si Whatsapp, YouTube, TikTok, Instagram apo Snapchat e kanë bërë thuajse të pamundur kontrollin e plotë të përmbajtjes së komunikimeve të tyre nga prindërit apo mësuesit.

Në mjaft raste të miturit bien pre e kërcënimeve, fyerjeve, lojrave të papërshtatshme për moshën apo bullizimit nga bashkëmoshatarët e tyre, gjë që më pas reflektohet në sjellje agresive dhe konflikte fizike mes tyre në mjediset e shkollës. Ky shqetësim ishte pjesë e një seance të tensionuar edhe në komisionin e sigurisë juridike në Senatin Amerikan pak kohë më parë, ku ishin thirrur për të dëshmuar drejtues të disa platformave sociale. Ata u vunë në qendër të kritikave të ligjvënësve amerikanë dhe aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve se nuk po bëjnë mjaft për të mbrojtur fëmijët.

Zëri i Amerikës arriti të sigurojë disa postime të të miturve shqiptarë në këto rrjete, pjesë e hetimeve të policisë, ku dallohet qartë përmbajtja e një dhune të ashpërAjo që sot vihet re dhe raportohet më së shumti, nga stafi mësimor dhe policia janë rastet në rritje kur konfliktet online, si sharjet, fyerjet, shantazhi apo bullizmi vazhdojnë më tej në mjediset e shkollës ku shpeshherë kthehen në konflikte fizike. Disa nxënës të një shkolle të mesme në Tiranë që kërkuan të mbeten anonim, i thanë Zërit të Amerikës se rrjetet sociale po keqpërdoren gjithnjë e më shumë nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Kemi degradime të plota, ka patur dhe konflikte. Kemi shtim të rasteve. Është një rrezik i madh që këto raste mund të shtohen më shumë në të ardhmen. Ka një shpërndarje relativisht të dallueshme të gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale, edhe pse ka një sasi të vogël të empatisë, në përgjithësi ka një gjuhë urrejtje që përhapet edhe në shkollë” – u shpreh një nxënës i një shkolle të mesme në Tiranë.

“Ka raste që mes të rinjve në rrjetet sociale ka bullizëm. Ka raste që transferohet më pas dhe në shkollë” – shtoi një nxënese tjetër e një shkolle të mesme në Tiranë.

Një tjetër nxënës tregon se gjuha e ashpër online, përhapet në shkollë me sharje, fyerje dhe goditje. Rritja e rasteve të dhunës në rrjete sociale mes të miturve, e cila më pas vijon në mjediset shkollore, pranohet edhe nga autoritetet shtetërore dhe stafet pedagogjike. Keqpërdorimi i platformave sociale ka sjellë atë që quhet bullizëm kibernetik, një fenomen në rritje, që pasqyrohet në forma nga më të ndryshmet mes të cilave me ngacmime, kërcënime apo shpërndarje imazhesh të papërshtatshme.

“Konfliktet mund të nisin nga tematika të ndryshme, qoftë dhe nga shakatë që nisin me njëri-tjetrin dhe më pas nuk i përballojnë dot pasi marrin përmasa të tjera. Vijnë nga lojra online, ose menaxhimi i atyre që quhet nerva të lojës. Ka raste që përshkallëzohet deri në konflike fizike. E nëse nuk shkon deri aty, lëndimi është po njësoj i rëndë tek pjesa e ndikimit psikologjik dhe emocional, i cili është po aq i dëmshëm”- u shpreh për Zërin e Amerikës Bora Bektashaj, psikologe në Shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, Tiranë.

“Zhvillimet tekonologjike kanë lehtësuar komunikimin, por nga ana tjetër kanë hequr mekanizmet e kontrollit mbi komunikimin e të miturve”- shprehet për Zërin e Amerikës, Zv. Ministrja e Brendshme Romina Kuko.

Duke folur për vështirësitë e parandalimit të dhunës online mes tyre, Zonja Kuko, nënvizon se autoritetet po punojnë për plotësimin e vakumeve ligjore në këtë drejtim, në varësi të zhvillimeve të reja teknologjike.

“Nga raportimet që ne kemi nga të miturit, mësohet se zanafilla e këtyre konflikteve ka nisur nga sharjet nëpër komunikimet online. Shokë apo shoqe që zihen me njëri-tjetrin dhe nuk flasin, për hakmarrje hapin faqe ku hedhin fotot e bashkëmoshatarëve të tyre me kërcënime sharje, ofendime sepse ju duket si lojë. Po shohim opsionet për të patur ndryshime ligjore, që të kemi mundësi të thellojmë pjesën e kontrollit dhe të goditjes së këtyre fenomeneve. Nëse aktualisht e kemi këtë për keqpërdorimin e thirrjeve telefonike duhet të kemi sanksione edhe përsa i takon keqpërdorimit të mjeteve teknologjike. Do jemi në komunikim dhe me platformat mëdha, për të siguruar një rrjet të atyre që quhen përdorues të besuar. Nëse unë dhe ju shohim një material shqetësues duhet të ketë një mekanizëm që ato platfoma të heqin menjëherë”- thotë Romina Kuko, Zv Ministre e Brendshme.

Konfliktet mes të miturve që e kanë zanafillën në rrjete sociale, sipas autoriteteve zyrtare kanë ardhur duke u rritur vit pas viti. Prej disa vitesh në shkolla ka filluar të funksionojë një strukturë e re për paradalimin dhe zgjidhjen e tyre, ajo e oficerit të sigurisë, krahas psikologut apo punonjësit social.

“Kjo është ajo që është për t’u shqetësuar. Nga komunikimet në rrjetet sociale, nxënësit fillojnë bashkohen në mjediset e shkollës fillojnë dhe debatojnë, fillojnë me shikime, me një prekje krahu për të gjetur mënyrën e kontaktit fizik me njëri- tjetrin, për ta vijuar konfliktin. Na është dashur punë shumë e madhe për të komunikuar me këta nxënës, për të identifikuar problemin në mënyrë që të mos kalojë në dhunë fizike”- u shpreh Xhesika Gremi, oficere sigurie në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Tiranë.

Ministria e Brendshme i tha Zërit të Amerikës se po i kushton rëndësi sigurisë në shkolla. Oficeri i sigurisë një strukturë e re e shtrirë në 150 shkolla të mesme po jep rezultate pozitive sipas saj në parandalimin e konflikteve mes nxënësve. Një rëndësi të veçantë për studiuesit merr komunikimi dhe ndërgjegjësimi i prindërve dhe i nxënësve për të denoncuar rastet e dhunës online, apo konfliktet e ndryshme në shkollë. Raportimet janë rritur thonë autoritetet, duke shtuar mundësinë e parandalimit dhe përshkallëzimit e tyre. Vetë nxënësit thonë se raportojnë te mësuesja kujdestare, drejtoresha apo te strukturat e tjera si punonjësi social, psikologu apo oficeri i sigurisë.

Shqetësimet për pasojat e fenomeneve të dhunës online janë në rritje. Autoritetet thonë se ndryshimet ligjore për t’i ardhur në ndihmë të miturve në përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale, apo mbrojtjes së tyre nga fenomene të dhunës online dhe krimet kibernetike, nevojiten mjaft ndryshime ligjore, si në Kodin Penal, në atë për komunikimet elektronike, apo në Ligjin për Policinë e Shtetit. Së shpejti pritet që ato të jenë pjesë e konsultimeve me grupime të ndryshme shoqërore që mbrojnë të drejtat e fëmijëve si dhe komunitetin e prindërve.

Marrë nga VOA

Aktualitet

Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit

Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.

Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.

  • foto galeri

Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.

 

Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.

  • foto galeri
Continue Reading

Aktualitet

“Kathimerini” reportazh për takimin e Ramës në Athinë

Kemi 30 vjet që presim një kryeministër, askush nuk ka ardhur të pyesë se çfarë po bëjmë”, – thotë për “Kathimerini” Iliana, e cila jeton në Athinë që nga viti 1994. Ajo qëndron jashtë stadiumit Olimpik të Galatsit, pak para të shumëpërfolurit fjalim të kryeministrit shqiptar Edi Rama .

“Edi erdhi për të na takuar”

“Jemi 500 mijë veta dhe i kemi dhënë këtij vendi aq sa na ka dhënë neve”, – thotë ajo duke pozuar me flamurin shqiptar në dorë për të shoqin. Sot në moshën 55-vjeçare Iliana punon si ndihmëse shtëpiake në një shtëpi në Psikiko, ndërsa ka marrë edhe kartën greke të identitetit. “Edi nuk do asgjë politike. Erdhi të na takojë, të shohë kush jemi”, – këmbëngul ajo duke vazhduar drejt hyrjes së stadiumit të mbyllur të Galatsit, ku ishin mbledhur 6 deri në 7 mijë shqiptarë.

Transporti i organizuar me autobusë

Është e diel. Ora 10 e mëngjesit dhe në ambientet e “Teatrit të Krishtlindjeve” po mbërrijnë burra të të gjitha moshave, si dhe gra e fëmijë. Shumica janë të veshur me të kuqe dhe të mbështjellë me flamurin shqiptar. Në parking autobusët kanë shumë lloje tabelash, Patra, Selanik, por edhe Tepelena, pasi edhe nga Shqipëria kanë ardhur për të mbështetur këtë event.

Turma është e madhe, por, siç më thonë vorio-epirotiasit, nuk erdhi e gjitha kaq spontanisht. Ka pasur edhe një transport të organizuar me autobusë nga vendi ynë fqinj, me rreth 2000 – 3000 persona, kryesisht nëpunës civilë të shtetit shqiptar, por edhe persona të deklaruar si mbështetës të Partisë Socialiste të Ramës.

“Mos ndërhyni në punët tona”

“Këta janë zyrtarë”, më thonë teksa më tregojnë një grup ndjekësish të Ramës që janë grumbulluar në hyrje dhe po bërtasin: “Edi, Edi”. Ata janë të veshur me bluza me printimin e fytyrës së kryeministrit dhe të rrethuar nga truproja, duke refuzuar t’u përgjigjen pyetjeve ndërsa qeshin në siklet. Vetëm kur unë them fjalën “Beleri” kthehen dhe të përgjigjen: “Mos ndërhy në punën tonë”.

Diskutimet venë e vijnë për kandidaturën e Belerit në zgjedhjet europiane të “Demokracisë së re”. Qëndrimet janë të ndara. “Çdo gjë bëhet për tokat” – bërtet një i moshuar duke mbajtur në dorë një flamur. Greqishtja dhe shqipja përzihen së bashku. “Oresti”, “Alexis”, “Genovefa” u bërtasin nënat fëmijëve të tyre duke i mbajtur fort për dore. E ndërsa tema e Fredi Belerit tejkalohet, gjaku është ndezur nga këngët tradicionale patriotike shqiptare. Në mikrofon është një këngëtare e njohur e folklorit shqiptar.

“Erdha për të parë prindërit e mi”

Festa nis të bëhet e tërbuar ndërsa beteja është se kush do të ulet në vendet e para. “Nëna Shqipëri të dua, jam larg prej vitesh, por nuk do të të harroj kurrë”, – këndon turma. “Këtë këngëtare e marrim nëpër dasma”, – thotë Chryssa, një 18-vjeçare, e lindur në Athinë, por që aktualisht jeton në Korçë. “Kam ardhur të shoh prindërit e mi dhe kam vendosur të vij të dëgjoj Edi Ramën, edhe pse nuk besoj tek ai”, – rrëfen ajo. “1/3 e banorëve të Shqipërisë janë të varfër, jemi të detyruar të jetojmë jashtë atdheut, nuk ka shpresë për ne të rinjtë”, – thekson ajo.

“Ai është modern dhe përparimtar Ai do të na çojë në BE”.

Pak metra më tutje, 16-vjeçari Memis nuk është dakord. “Ai është modern dhe progresiv. Më pëlqen”, – thotë i riu, i cili nuk ka jetuar kurrë në Shqipëri. “Do të na futë në BE” – shton. “Kush është ky Rama?” – pyet miku i tij egjiptian, i cili ka ardhur në këtë takim nga kurioziteti.

Pothuajse 3 orë më vonë dhe pasi u prezantua nga 8 folës, Rama u ngjit në skenë. Mes folësve ishte Ministrja e Shtetit e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera tha se kur ra regjimi komunist në Shqipëri “Greqia ishte atje, grekët bujarë ndanë bukë e kripë me ne”. Kur nisi Rama, shumica e njerëzve ishin tashmë të rraskapitur. Më fanatikët këndonin: “Edi, të dua”.

“Nuk kam ardhur për të provokuar”, – tha Rama, për t’iu përgjigjur dyshimeve të qeverisë greke, por edhe deklaratës së të burgosurit Fredi Beleri, i cili e akuzoi se erdhi në Athinë për të provokuar dhe trembur fshatrat grekë.

“Fëmijët e mi janë më shumë grekë se shqiptarë”

“Çfarë do të kërkojë nga ne tani?” – thotë Jolanda, e cila rriti dy fëmijë në Greqi dhe punon në një spital. “Ku ishin kur na duheshin? Ku ishin të gjithë? Fëmijët e mi janë më shumë grekë, sesa shqiptarë”, – thotë ajo teksa kryeministri shqiptar prek një tjetër çështje të vështirë, duke lënë shenja mprehta në çështjen e çamëve.

Megjithatë Rama nuk harroi të përmendë vështirësitë e emigracionit, ndërsa ka kërkuar mbështetje nga bashkatdhetarët e tij në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, si dhe nga biznesmenët, të cilët i ftoi të investojnë në Shqipëri. “Tani na duan të kthehemi”, – thotë Aleksi nga Shkodra, me profesion taksist.

“Ju erdhët, luftuat, fituat!”

“Ju, shqiptarët e Greqisë, nuk jeni dorëzuar kurrë ndaj triumfuat, sepse jeni gjaku dhe shpirti i një kombi, që nuk e ka parë dhe nuk e ka tërhequr nën këtë qiell, por asnjë fuqi apo padrejtësi e kësaj bote nuk mund ta zhbëjë nga faqja e dheut. Erdhët, luftuat, fituat! Dhe mos e harroni kurrë. Me ligj dhe zakon, Greqia është e juaja sot si dhe e vetë grekëve. Bashkë me grekët, ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë”, – përfundoi Rama fjalën mes këngëve shqiptare.

Continue Reading

Aktualitet

Gjashtë familje që preken nga projekti Thumanë-Kashar kërcënojnë se do t’i vendosin flakën vetes me benzinë

Ata kanë mbushur shishet me benzinë dhe kanë hipur në tarracën e banesës së tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe IKMT-ja. Gazetari Osman Stafa raporton se 6 familjet, që kanë në përbërje 32 anëtarë në total, nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Banorët shprehen se në momentin që i prishen banesat mbeten në qiell të hapur.

“Neve duan të na prishin shtëpitë. Ne duam dëmshpërblim ose celsat në dore. O hyrjet ose dëmshpërblim. Unë do digjem këtu. Kemi nga dy muaj që na kanë ardhë rreth e rreth shtëpisë. S’kanë marrë fare masa për ne. Kemi shkuar në rajon, nuk na kanë vlerësuar.
Jemi 6 familje, 40 veta”, tha një prej banoreve.

“Na thanë që dëmshpërbleheni, pastaj na thanë që nuk do merrni asgjë. Nuk na kanë adhur asnjë njoftim se kur do të shembet. Vetëm ditën e djeshme na kanë sjelle në procesverbal nga IKMT që duhet të lironi banesën.

Kemi ngelur në rrugë. Kemi 30 vjet që banojnë këtu. Kemi shkuar për legalizim, por të tjerët paguanin lekët dhe na i kthenin letrat mbrapsht. E gjithë zona tjetër është me letra, vetëm ne jo”, tha një tjetër.

Ndërkohë ata kanë bllokuar edhe hyrjen e banesës për të mos lejuar askënd të ngjitet në tarracat e shtëpive.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING