Connect with us

Aktualitet

Vodhën xhirot ditore të 12 bizneseve, arrestohet skifteri 21-vjeçar

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, ndërsa një 26-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vjedhur xhirot ditore të 12 subjekteve tregtare në qytetin e Lezhës.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Llogaritë”, i finalizuar pas një sërë kallëzimesh të depozituara nga administratorë biznesesh gjatë muajve maj dhe qershor 2026.

Në pranga ra shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa në kërkim u shpall shtetasi E. U., 26 vjeç.

Policia po vijon punën për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Advertisement