Aktualitet
Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi
Rozeta Dobi e cila është dënuar për vjedhjen e 500 mijë eurove në banesën e Alda Klosit ka përfituar nga amnistia penale dhe është liruar nga qelia. Ajo ka lënë mëngjesin e kësaj të mërkure qelinë e burgut të grave në Pojskë.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka.