Connect with us

Rajon

Von Cramon: Duhet demokratizimi i Serbisë, jo qetësimi i mëtejshëm i Vuçiç-it

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka përshëndetur qartësinë që ka treguar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës, duke kërkuar nga Beogradi njohjen de facto të Kosovës.

Megjithatë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka theksuar se do të ishte mirë që von der Layen të njëjtën qartësi të tregonte edhe në çështjet e mungesës së sundimit të ligjit në Serbi, lirisë së medias dhe demokracisë.

“Na duhet Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiç-it” – shkruan eurodeputetja gjermane

Von der Layen në një konferencë për media së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, foli për rëndësinë e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke pohuar se “është e rëndësishme që Serbia duhet ta pranojë statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kurse Kosova duhet ta themelojë këtë Asociacion”.

Në fund të konferencës, fizikanes gjermane të transformuar në diplomate iu kërkua një sqarim shtesë për atë se çfarë nënkupton kur thotë se Serbia duhet të fillojë me zbatimin e Marrëveshjeve.

“Duhet të zbatohet Aneksi i Ohrit”, tha ajo, me një elaborim që vazhdoi duke konstatuar se “dokumentet e Kosovës të njihen nga Serbia dhe kjo shkon bashkë me themelimin e Asociacionit. Kjo do të shtrojë rrugën për normalizimin e raporteve”.

Advertisement

TRENDING