Politike
Votat preferenciale në Fier/ Drejtuesja e qarkut, Balluku: Kandidatët, ndër më të votuarit në rang vendi

Po numërohen votat preferenciale në KZAZ-në e fundit në qarkun e Fierit.
Drejtuesja politike e PS për këtë qark, Belinda Balluku shprehet se procesi i numërimit të votave ka qenë i qetë dhe se nuk është shënuar asnjë incident.
Në lidhje me kandidatët ajo tha se është e kënaqur me rezultatin shumë të mirë, pasi janë rreshtuar në rang vendi si më të votuarit.
“Po përfundon KZAZ 60, e fundit për qarkun e Fierit. Ka qenë në proces të numërimit të votave individuale që ka përfunduar me sukses, pa asnjë incident.
Votat individuale në një bashki me kaq votues është normale, po konkurrojnë në rang vendi pasi janë rreshtuar në rang vendi.
I pari ka dalë Ceno Klosi, më pas Klevis Jahaj. Pastaj është Asforal Haxhiu, etj. Për mua si drejtues qarku është kënaqësi pasi janë mbështetur zgjedhjet që ne kemi bërë si deputet. Kishim një listë që gjithkush ishte i përfaqësues, Ceno Klosi është fierak, i lindur dhe rritur në Fier. Ka dhënë kontribute në PS, është edhe fierak edhe socialist. Mbështetja ka ardhur edhe për shkak të cilësisë që kanë pasur kandidatët. Pra të gjithë e kanë këtë mbështetje masive që kanë marrë. Për mua si drejtuese e qarkut është kënaqësi e madhe që të shoh që zgjedhjet që kemi bërë ne janë mbështetur masivisht.
Listat e hapura kanë në bazë të tyre meritokracinë dhe janë motor për të sjellë sa më shumë vota.”, tha Balluku.

