Connect with us

Pinknews

“Vrasësit…”, Arbana tregohet e ashpër me Edi Ramën: Mbylle atë dreq…

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, pasi një  41-vjeҫare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi publik pas ngjarjes së rëndë. Moderatorja Arbana Omani i ka bërë thirrje publike Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok.

Përdoruesit e internetit, Osmani i konsideron “vrasës” të kohëve moderne.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreë Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeҫarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona teë paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.

Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej.

Ende nuk dihet nëse shkak për të ndërmarrë aktin ekstrem,ka të bëjë me ҫështjen e Tik Tokut, apo ka pasur probleme të tjera.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet.

Mësohet se në datën 2 janar, Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

41-vjeҫarja nga Vadardha Sukth, ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës.

Dyshohet se kanë qenë koleget e saja që kanë hapur adresën në rrjetet sociale, për ta denigruar.

Ndaj policia po merr në pyetje të gjithë personelin, me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën fallco.

Nderkohë, policia bën me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Pinknews

E shpallën të vdekur! Reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka reaguar në rrjetet e saj sociale pasi një lajm i cili po qarkullonte në Tik-Tok pretendonte se ajo kishte vdekur.

Ndaj dhe Matoshi shprehu pakënaqësinë e saj ndaj këtij dezinformimi.

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm”, shkruan Adriana në Instagram.

Ndërkohë që gjithashtu ka theksuar se emrin e ka me ‘D’, duke iu referuar postimit që emrin ‘Adriana’ e kishin shkruar gabim.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu”, shton ajo.

 

Continue Reading

Pinknews

“Doli që kisha tumor…”/ Rrëfimi prekës i Heidi Bacit: Fatkeqësisht….

Pasditen e sotme në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf i bardhë, i cili është lexuar nga Juli. Në zarfin e ardhur shkruhej se të gjithë banorët do kishin mundësi të tregonin një histori personale apo të një të afërmi, që ka përjetuar një sëmundje serioze, kryesisht tumori.

Ka qenë Heidi ajo që ka nisur rrëfimin e saj, ku fillimisht ka treguar për sëmundjen e gjyshes së saj, e cila ishte diagnostifikaur me kancër në moshën 57-vjecare dhe kishte ndërruar jetë.

Ajo gjithashtu ka treguar se në një kontroll rutinë të saj, ajo rezultoi se kishte një tumor në dorë, të cilin fatmirësisht e ka kapur në kohë.

“Shkova dhe doli që ishte tumor. Faktikisht e kapa në kohë sepse dora ka shumë lidhje dhe mund të kishte kapur gjekun, nervat, cdo lloj gjëje dhe mund të degradonte situata. Kështu që këshilla më e mirë është të kontrollojmë veten për këto gjëra”, ka rrëfyer banorja e BBV.

Continue Reading

Pinknews

“E kam finalen e garantuar…”/ Ky banori i ‘BBV’ acaron Romeon me deklaratën

Teksa ka biseduar me Romeon në oborr rreth situatave në shtëpi, Juli i shprehet se për vete e ka të siguruar se do të shkojë në finale. Kjo gjë e ka bërë Romeon ta ironizojë duke i thënë të mos jetë i sigurt dhe kaq arrogant.

Juli: E kam finalen e garantuar

Romeo: Kjo siguria nuk të bën mirë

Juli: Çfarë ke more burrë

Romeo: Lërja publikut në dorë kjo siguria të nxjerr keq ty

Continue Reading

Pinknews

“Në gjumë finalisti dhe fituesja…”/ Franceska dhe Graciano ironizojnë çiftin

Prej mbrëmjes së djeshme situata në shtëpi ka qenë shumë e tensionuar për shkak të deklaratës së Gracianos, ku u shpreh se jashtë Romeo i ka shkruar mesazhe Erjolës dhe ajo ia ka lënë ‘seen’ dhe se ai ka pëlqim për të. Vetëm pak më parë banorët në oborr kanë komentuar Heidin dhe Romeon, të cilët ndodhen duke fjetur dhe i quajnë ‘finalisti dhe fituesja’.

Françeska: Finalisti dhe fituesi në gjumë dhe kjo tjetra që pretendon fitoren

Graciano: Jemi vetëm 10 ditë larg, ajo tjetra Big Brother me skece, mama dhia personazhi i përradhave

Continue Reading

Pinknews

“Ju q*…, jam dhunuar fizikisht”/ Erjola Doçi shpërthen në lot pasi u diskutua se ka ndjenja për Romeon

Moderatorja Erjola Doçi ka shpërthyer në lot pas deklaratave të balerinit Graciano Tagani, i cili u shpreh se aktori Romeo Veshaj i ka dërguar mesazh prezantueses

 

Prezantuesja është shprehur se ka përjetuar dhunë fizike, ndaj nuk e duron dot presionin psikologjik.

“O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot”, tha ajo duke ulëritur, ndërsa u shpreh për Gracianon: “Ai më vjen e bën shantazh e presion”.

Erjola Doçi ka lënë të nënkuptohet se balerini ka qenë dëshmitar i dhunës që ajo ka përjetuar në duart e ish të dashurit

“E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë”, rrëfeu moderatorja.

Erjola Doçi: Nuk më intereson më asgjë, para fytyrës tënde. Kam 4 ditë me këtë muhabet, për shpirt të babit s’më intereson më kjo gjë. O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot.

Dhe ai më vjen e bën shantazh e presion. E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë. Familja ime duke dëgjuar këto gjëra. Ju q*fsha finale. Më lini

Continue Reading
Advertisement

TRENDING