Connect with us

Kronike

Vrasësit vëzhguan zonën para krimit/ Ja ku shtrihet pista e hetimit për vrasjen e Klaudio Prendit

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Klaudio Prendit në zonën e Xhamllikut në Tiranë. I riu ndodhej në lokal me tre efektivë polivie, të cilët ishin miq të tij. Siç edhe duket nga pamjet, fillimisht Prendi hipën në mjet dhe vetëm pak sekonda më pas i afrohen autorët. Sapo i riu mbyll derën e mjetit, autorët i dalin paralel dhe e qëllojnë disa herë me armë zjarri. Nga shoku, i riu s’ka asnjë mundësi të reagojë për t’u shpëtuar plumbave. Dy prej miqve të tij e çuan atë në spitalin e Traumës, ndërsa tjetri ndoqi autorët, por humbi gjurmët e tyre pa shkuar te rrethi i Shkozës. Mësohet se automjeti “Audi” i autorëve ka lëvizur një orë rreth zonës para krimit. Gjë që tregon se ata ishin duke ruajtur veprimet e viktimës.

Ndërsa, Policia do të verifikojë dhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, rezulton se është vjedhur dhe makina që u përdor nga autorët për atentatin. Po ashtu janë kontaktuar edhe autoritetet greke nëse është raportuar për vjedhjen e targave ose janë të dublikuara.

onike

vrasje

 

Advertisement