Kronike
Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, identifikohet autori i krimit
Policia italiane ka identifikuar vrasësin e shqiptarin 23-vjeçar Hekuran Cumanit. Miqtë e Hekuran Cumanit kanë dhënë informacione specifike dhe shumë nga dëshmitarët e kanë konfirmuan atë. La Repubblica, shkruan se vrasësi i shqiptarit është një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut. Ai bashkë me grupin e miqve të tij, nisën konfliktin fillimisht brenda dhe më pas jashtë pub-it 100Dieci.
Hekuran Cumani, së bashku me vëllanë e tij Samuelin dhe disa miq të tjerë, ishin larguar nga Fabriano në rajonin e Markes, për të kaluar mbrëmjen në Perugia. Dy grupet, rreth njëzet vetë u përleshën fillimisht brenda në bar për çështje të banale.
Ai fillimisht e plagosi lehtë Samuelin dhe më pas u hodh drejt Hekuran Cumanit, duke e therur në gjoks, gjë që rezultoi fatale. Policia italiane ka thënë se vrasësi mund të ketë mbërritur më vonë ose t’i ketë marrë thikat nga një makinë, sepse në klub hyhet pasi kalohet nëpër një detektor metalesh. Vrasësi i 23-vjeçarit shqiptar, i cili u godit me thikë për vdekje gjatë një përleshjeje në Perugia, në lagjen universitare do të përballet me gjyqin.