Connect with us

Kronike

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ 4 vrasësit ishin strehuar te një magazinë, plani i krimit

Makina tip “Land-Rover” e përdorur nga 4 persona në vrasjen e Gentjan Bejtas në Larushk të Fushë-Krujës, rezulton të ketë qarkulluar fillimisht në rrugët e fshatit Nikël dhe më pas ka depërtuar në rrugët e fshatit Larushk, ku dhe autorët realizuan ekzekutimin e babait të 3 fëmijëve.

Kamerat e sigurisë të sekuestrura nga policia, përshkojnë itinerarin e automjetit të përdorur në këtë krim të rëndë, ku përmes filmimeve është mësuar se makina dhe 4 autorët janë nisur nga një ambient ende i paidentifikuar në Nikël.

Pikërisht në këtë fshat grupi ka përdorur si bazë një garazh ose magazinë për të mbajtur makinën dhe njëherësh veten e tyre në gatishmëri, pas çdo informacioni që do vinte nga Larushku lidhur me vendndodhjen e Gentjan Betjas.

Janë mbi 50 aparatura DVR me filmime, disa tera të sekuestruara nga policia, që tregojnë lëvizjen e e makinës “Land Rover” por dhe mjetit tjetër tip “Golf 7” të sekuestruar tashmë nga prokuroria.

Filmimet tregojnë lëvizjen e “Golf 7” në drejtim të Bubçit dhe mandej në drejtim të Tiranës. Për këtë ngjarje lir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë ndaluar si të dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Makina e Haxhiun, mjeti tip “Golf” është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia e ka lokalizuar 1 ditë me parë teksa Haxhiu e ka çuar për ta larë në një lavazh në zonën e TEG në Tiranë. Mjeti nuk është arritur të lahet, pasi ka ndërhyrë policia.

Policia ka bërë këqyrjen e mjetit me shpresën e gjetjes se gjurmëve të gishtave apo fijeve të flokut apo qoftë dhe gjurmëve biologjike.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, dy personat e arrestuar nuk kanë pranuar të flasin dhe japin shpjegime për vendndodhjen e “Golfit”, pikërisht në vendin ku u dogj makina./Ora News

Kronike

Gruaja dhe fëmijët u vetëmbyten/ 31-vjeçari mohon akuzat: Nuk i kam dhunuar

31-vjeçari Ergys Arazi, autori i dyshuar, nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët.

I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin. Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.

Arazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.

Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Ergys Arazin dhe kanë zhvilluar një bisedë, e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes se kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Continue Reading

Kronike

Aksident i fortë në aksin Lezhë-Shëngjin, makinat ‘shkërmoqen’, 2 të plagosur

Një aksident i fortë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër duke shkaktuar plagosjen e dy shoferëve, të cilët janë në Spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Gota e rakisë në oborr zbuloi autorin e krimit, detaje të reja nga vrasja e të moshuarve në Dropull

Ngjarja që tronditi Dropullin dy ditë më parë është zbardhur ndërsa është vënë në pranga edhe autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Detaje të reja janë zbardhur nga kjo vrasje, ku raportohet se kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit.

Thoma Mastora ishte banor i të njëjtit fshat ku jetonin të moshuarit dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej disa vitesh. Ai ishte personi i fundit që i kishte takuar para se t’i vriste, ndërsa një nga provat që çoi në identifikimin e tij si vrasësin e tyre ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave.

Kleoniqi Alia, 88 vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.

Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas.

Continue Reading

Kronike

Hidhet poshtë versioni i parë/ Në trupin e 9-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion sqarues shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Kronike

Kamerat kanë filmuar kafen e fundit, kunata rrëfen dhunën e bashkëshortit ndaj Alma Arrazit

Detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Shkodër.

Dyshohet që nëna Alma Arrazi është hedhur bashkë me tre fëmijët nga ura e lumit Buna.

Fillimisht, ajo ka pirë një kafe me kunatën e saj dhe më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Policia ka marrë në pyetje familjarë të Almës dhe bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi, i arrestuar nën akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj tyre dhe i ka çuar drejt vetëvrasjes.

Gjithshtu ka qenë kunata qe ka rrëfyer në polici edhe dhunën sistematike që ushtronte 31 vjeçari ndaj gruas.

“39 vjeçarja ka pirë kafe në shëtitoren në hyrje të Shkodrës dhe pasi secila ka qenë në rrugë të vet, ka shkuar dhe hedhur në ujërat e lumit Buna, nga ura e vjetër e Bunës.

Policia disponon edhe pamjet ku dy kunatat kanë pirë kafe me tre fëmijët.

Policia ka marrë në pyetje familjarë të të dyja palëve. Ka qenë kunata që ka treguar se Ergys Arrazi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.

Siç duket pas denoncimit në polici të 31 vjeçarit se bashkëshortja është larguar nga banesa me tre fëmijët, është gjetur trupi i vajzës së madhe 9 vjeçare, grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe kunata e 39 vjeçares ka raportuar se ka pasur dhunë sistematike.

Nuk ka rekorde për dhunë në familje të denoncuara nga 39 vjeçarja”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING